Author: shqiperia
Dashi fiton vendin e parë, pasi njihet si natyrë impulsive, agresive dhe e padurueshme. Ajo është konkurruese dhe kur i bëhet padrejtësi apo ngacmohet nga dikush, ajo reagon menjëherë dhe me inat. E vetmja gjë e sigurt është se do të shpërthejë, por deri në çfarë mase askush nuk e di. Varësisht nga çfarë i ka ndodhur gjatë ditës. Femra Luan e ka të vështirë ta mbajë të qetë në përgjithësi, pasi temperamenti i saj është i zjarrtë dhe mund të zemërohet për një sërë arsyesh, nga më seriozet deri tek ato më të parëndësishmet. Ajo do të shkojë lehtësisht në ekstrem…
Izraeli ka vazhduar ofensivën ushtarake në Rripin e Gazës. Gjatë natës dhe të mërkurën, sipas të dhënave të Hamasit, sulmet izraelite vranë të paktën 17 persona. Ndërkaq, vazhdojnë shqetësimet për përshkallëzimin e situatës në gjithë Lindjen e Mesme. Pothuajse dy javë pas vrasjes së dy udhëheqësve të grupeve militante në rajon, pas së cilave duket se është Izraeli, banorët e shtetit hebre janë në ankth pas paralajmërimeve nga Irani për sulme hakmarrëse. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës nga Jeruzalemi, Linda Gradstein, si Hamasi ashtu dhe Hezbollahu kanë raketa me rreze veprimi që mund të arrijnë në pjesën më…
Një zjarr masiv ka përfshirë kodrën në Karabunarë të Lushnjës, ku janë të vendosura edhe varrezat e fshatit. Siç shihet edhe në video një sipërfaqe e madhe me ullinj dhe shkurre është përfshirë nga zjarri, dhe flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara edhe nga era e fortë. Në vendngjarje përveç forcave zjarrfikëse ndodhet edhe një helikopter që po hedh ujë nga lart, për të mos lejuar avancimin e mëtejshëm të zjarrit. /Vizionplus.tv/
Qeveria e RMV-së vazhdoi edhe për nesër masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga temperaturat e larta
Qeveria e Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për zgjatjen e masave shtesë parandaluese për shkak të valës së të nxehtit edhe për të enjten. Përjashtim nga detyrimet e punës për grupet më vulnerabël të popullsisë: gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç për ditën 15.08.2024 (e enjte). “Gjatë së njëjtës periudhë, punëdhënësit duhet të riorganizojnë aktivitetet e punës së punëtorëve të ndërtimit dhe punëtorëve që punojnë jashtë, duke shmangur ndërtimin dhe aktivitetet e tjera të punës në natyrë në periudhën nga ora 11 deri në 17:00. Duke pasur parasysh faktin se disa procese të rrezikshme prodhimi dhe teknologjike…
Forcimi i imunitetit është një nga faktorët më të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të mirë. Me siguri po pyesni se cilat janë ushqimet që do t’ju ndihmojnë të riparoni dhe forconi imunitetin. Sistemi imunitar kryen funksionin bazë të mbrojtjes së trupit të njeriut kundër pushtuesve të mundshëm që shkaktojnë sëmundje të ndryshme. Është verë dhe nëpër dyqane dhe markete ka fruta dhe perime të ndryshme dhe ne ju sjellim një listë me fruta shumë të fuqishme që do t’ju ndihmojnë të forconi imunitetin. 1.Portokallet janë të pasura me lëndë ushqyese, sidomos me vitaminë C, e cila duhet marrë gjatë…
Anëtari i Këshillit të Prokurorëve Publikë Ixhet Memeti e ka pranuar fajin dhe është marrë vesh me Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për dënim burg me kusht prej një viti dhe ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës së personit zyrtar në periudhë prej tre vjet për veprën penale “pranim të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”, informojnë nga Prokuroria Themelore Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Memeti më parë, siç informojnë nga PPRMV, ka parashtruar dorëheqje të parevokueshme si anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë të cilën e ka dorëzuar në Kuvendin…
Ndërkohë që vendi ynë “përvëlohet” nga temperaturat e larta, shirat e dendur dhe stuhitë kanë shkaktuar përmbytje në Gjermani dhe Belgjikë. “Kthesa” drastike e motit në Gjermani vjen pas ditës më të nxehtë të vitit të përjetuar në vend, me temperaturat që arritën deri në 36.5 gradë. Shërbimet e emergjencës u mobilizuan që të përballeshin me situatën. Në Bavari, shërbimi zjarrfikës u angazhua pasi një tren u përplas me një pemë të rrëzuar. Në Belgjikë, autoritetet kanë dhënë alarmin ngjyrë portokalli për ardhjen e stuhive në provincat Limburg dhe Liezh, ndërsa në pjesën tjetër të vendit niveli i alarmit mbetet…
Një 36-vjeçar ka përfunduar në pranga nga policia, pasi dogji automjetin e një 34-vjeçari në Vlorë. Sipas njoftimit zyrtar, të dy personat kanë pasur konflikte të mëparshme me njëri-tjetrin. “Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 00:30, në lagjen “28 Nëntori”, ishte djegur automjeti tip “Volvo” në përdorim të shtetasit K. D., 34 vjeç, Komisariati i Policisë Vlorë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Vlorë organizuan punën për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin/ët dhe për të zbardhur rrethanat e rastit. Si rezultat, në kuadër të operacionit “Flames 4”, u identifikua dhe u vu në pranga, autori i dyshuar i…
Në dy ditët e fundit Inspektorati Shtetëror i Punës ka shqiptuar 16 ndalesa për punë, për shkak të mosrespektimit të rekomandimeve për mbrojtje nga vala e të nxehtit. Inspektorët kanë gjetur në terren punëtorë duke punuar në temperatura të larta edhe atë në periudhën nga ora 11 deri në orën 17. Për shkak të fazës portokalli në të cilën ndodhet vendi, inspektorati shtetëror i Punës një ditë më parë ka kryer 139 kontrolle, ndërsa paraprakisht edhe 125 kontrolle të tjera. Ndërkohë që nga fillimi i verës janë kryer mbi 1 mijë kontrolle, ndërsa janë shqiptuar 95 vendime me urdhrin për…
Fenomeni i drejtimit të automjetit pa patentë shoferi gjithnjë është në rritje në rajonin e Pollogut dhe jo vetëm. Sidomos gjatë periudhës së verës, kryesisht të miturit i hasim si vozitës të veturave dhe motoçikletave. Në shumë raste, këta të mitur automjetin e marrin pa dijeninë e prindërit, por ka raste kur me vetëdije të plotë prindërit u japin veturat fëmijëve të tyre. Kësisoj, gjatë muajit korrik, pjesëtarët e policisë së Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë kanë shqiptuar 157 gjoba ose pesë deri në gjashtë gjoba brenda një dite. Këto dënime janë për shkak se në timon janë…










