Author: shqiperia
Transparenca mesatare aktive e minsitrive, e Qeverisë dhe komunave këtë vit është përmirësuar për 4% në raport me vitin e kaluar, tregon Indeksi i transparencës active pë vitin 2024 të cilin e përpunon Qendra për Komunikime Qytetare. “Transparenca aktive e minsitrive dhe Qeverisë është 86 për qind, ndërsa e komunave 79 për qind. Lidhur me vitin e kalaur, tek minsitritë ka përparim, ndërsa komunat janë përmirësuar për 5 për qind.”, thonë nga Qendra për Komunikime Qytetare. Megjithatë përskaj rritjes mesatare për 4%, institucioni i Qeverisë ka shënuar një rënie të transparencës active. Përderisa në vitin 2023 ka pasur 100% transparencë, në…
Pas deklaratës të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për sulmet e bëra me dronë në rajonin Kursk të Rusisë, ka reaguar edhe ministrja e Jashtme e Letonisë, Baiba Braz, duke mbrojtur veprimet luftarake të Ukrainës. Braz, është shprehur përkrahëse ndaj Ukrainës dhe ka thënë se Kievi mund të përdor armët e furnizuara nga NATO për pushtim. Letonia është një nga aleatët më të vendosur të Ukrainës në NATO dhe jep 0.25% të PBB-së së saj në ndihmë ushtarake çdo vit, ka theksuar ajo për BBC. Reagimi i saj vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin më parë e kishte cilësuar përdorimin e armëve…
Vatra e zjarrit në lagjen Kaprre në Njësinë Administrative Shalë në Shkodër është vënë në kontroll dhe nuk ka rrezik për banesat pranë vendit. Falë angazhimit të të gjithë strukturave është bërë e mundur izolimi i vatrës së zjarrit e cila vijon ende të mbahet në monitorim për shkak të erës që favorizon përhapjen e flakëve. Nga ana e strukturave të emergjencave civile të Bashkisë Shkodër po mbahet koordinim i vazhdueshëm me strukturat e Emergjencave Civile të Prefekturës Shkodër dhe Agjensinë Kombëtare të Mbrotjes Civile. Për shkak të situatës së krijuar, grupet e angazhuara do të jenë në terren edhe…
Një 43-vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmë nga policia në qendrën sportive ekreative Saraj afër Shkupit, kumtoi MPB. “Sot (14.08.2024) rreth orës 01:20 minuta në Qendrën Sportive dhe Rekreative Saraj, zyrtarë policorë nga SPB Shkupi kanë gjetur të ndjerin I.XH (43) nga Shkupi, theksojnë nga ga MPB. Një mjek nga Ndihma urgjente mjekësore e ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion. Gjendet pa shenja jete një person në parkun në Saraj appeared first on Telegrafi.
Debatet pas debateve shqetësojnë gjithnjë e më shumë prindër në mbarë botën se kur duhet t’u japin fëmijëve të tyre një smartphone, ndërkohë që provat kërkimore po shtohen se përdorimi i “telefonëve inteligjentë” mund të ketë efekte negative në shëndetin mendor të fëmijëve . Një studim i Sapien Labs i botuar vitin e kaluar, i cili përdori të dhëna nga 27,969 18-24-vjeçarë në 41 vende , tregoi se shëndeti mendor i të rinjve ishte më i keq sa më herët që merrnin smartfonin e tyre të parë . Sipas studimit, rreth 74% e vajzave që morën smartfonin e tyre të parë në…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për ngjarjen e rëndë që ndodhi në datën 10 gusht në Pogradec, ku Egli Proga humbi jetën pas dhunës së ushtruar nga Denis Meçe. Në një postim në rrjetin social “X”, Rama shkruan se qëllimisht po krijohet një maskaradë kundër policisë dhe urgjencës Reagimi i Edi Ramës: Ata që kanë krijuar çorbën e pistë kundër policisë dhe urgjencës tani flasin për deklarata kontradiktore të shtetit apo për vetëdorëzim të autorit, ndërkohë që s’ka pasur asnjë deklaratë kontradiktore apo a thua se vetëdorëzimi brenda pak orësh i autorit dhe arrestimi i tij, janë gjëra kontradiktore,…
Koalicioni VLEN e ka përshëndetur nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit dhe Mirëkuptimit midis Qeverisë dhe Shoqatës së Komunave – Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale. Zëdhënësi i koalicionit, Fari Iseni, tha se ky Memorandum është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të decentralizimit dhe zhvillimit të sistemit të vetëqeverisjes lokale. Sipas VLEN, kjo do të ndihmojë në adresimin e nevojave reale të komunave dhe në përmirësimin e efikasitetit dhe transparencës në menaxhimin e resurseve publike. Një element kyç i Memorandumit, sipas tyre është angazhimi për sigurimin e më shumë fondeve buxhetore për komunat, të bazuara në të ardhurat nga taksat…
Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet për policin e Patrullës së Përgjithshme, i cili tentoi të manipulonte ngjarjen e rëndë që ka ndodhur pak ditë më parë në Pogradec, ku humbi jetën 42-vjeçari Egli Proga. Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se polici me iniciale A.L akuzohet për “Shpërdorim Detyre”, ndërsa nuk ka pranuar të marrë në konsideratë dëshminë e kushëririt të viktimës, se Egli ishte dhunuar me grushta dhe nuk humbi jetën nga rrëzimi. Për ngjarjen e rëndë, deri më tani është lënë në qeli Denis Meçe, ndaj të cilit është ngritur akuza e “Vrasje nga pakujdesia”. Njoftimi i Prokurorisë…
Në raportin vjetor për Indeksin e Transparencës Aktive për vitin 2024, Ministria e Punëve të Brendshme shënon progres të madh nga 87,5 për qind për vitin 2023 në 95,7 për qind për vitin 2024. Siç informon kjo ministri, Ministria e Punëve të Brendshme renditet në grupin më të mirë me një kërcim prej shtatë vendesh, në renditjen e ministrive sipas transparencës aktive. “Qëllimi ynë si Qeveri dhe Ministri e Punëve të Brendshme është ta avancojmë policinë në një institucion të hapur, të përgjegjshëm dhe transparent përpara qytetarëve. Dhe përmes bashkëpunimit aktiv me mediat mund të prezantohet synimi ynë për të…
Dhjetë persona në Greqi kanë humbur jetën nga virusi i Nilit. Sipas EODY,që nga fillimi i periudhës 2024, deri më sot, në Greqi janë diagnostikuar dhe hetuar gjithsej 76 raste vendase të infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor, nga të cilat 57 raste kanë paraqitur manifestime nga Sistemi Nervor Qendror (SNQ). , encefaliti dhe/ose meningjiti ose paraliza akute flakcide) dhe 19 raste kishin manifestime të lehta ose aspak të SNQ. Gjatë javës së kaluar janë diagnostikuar dhe raportuar 21 raste të reja në familje. Gjithashtu, rasti i parë është shënuar në Atikë dhe konkretisht në Kallithea. Njoftimi i EODY Ky…










