Author: shqiperia

Erjon Goxhara pasi është vetedorëzuar në polici është shfaqur në kushte të rënduara psikologjike. Në deklarimet paraprake, ai ka thënë para kolegëve se është penduar për krimin e kryer dhe se plagosjen e ka kryer në kushte të rënduara psikologjike. Goxhara po vijon të merret në pyetje nga grupi hetimor. Efektivi Erjon Goxhara është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës pasditen e sotme, pasi dy ditë më parë plagosi me armë 45-vjeçarin Lorenc Kosta. Ngjarja ndodhi për motive të dobëta, pasi Kosta kishte lidhje me bashkëshorten e autorit. Efektivi i policisë qëlloi 6 herë në drejtim të 45 vjeçarit dhe plumbat…

Lexo më shumë

Parlamenti i Iranit e ka miratuar të mërkurën kabinetin me 19 anëtarë të presidentit reformist, Masud Pezeshkian, duke e pranuar për herë të parë prej vitit 2001 listën e plotë të ministrave pa e bërë asnjë ndryshim. Votimi më 21 gusht përfshiu emërimin e diplomatit 61-vjeçar, Abbas Araghchi, në postin e ministrit të Jashtëm të Iranit. Araghchi ishte anëtar i ekipit negociuese që e arriti marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore më 2015. Pezeshkian, mjek dhe ish-ministër i Shëndetësisë, e mposhti kandidatin ultrakonservator, Saeed Jalili, në balotazhin e 5 korrikut dhe u betua si president në fillim të këtij muaji. Zgjedhjet…

Lexo më shumë

Një grua 29-vjeçare dhe tre fëmijë humbën jetën në një zjarr në një shtëpi në Bradford të Britanisë. Në fakt, sipas Autoriteteve, zjarri ka rënë qëllimisht. Forcat e zjarrfikëses dhe policisë shkuan në vendngjarje pak pas orës 2 të mëngjesit të së mërkurës, 21 gusht, ku 29-vjeçarja Bryonie Gawith u shpall e vdekur, ndërsa tre fëmijë, 22 muajsh, 5 dhe 9 vjeç, dy vajza dhe një djalë u dërguan me urgjencë në spital, ku ndërruan jetë. Një burrë, 39 vjeç, u arrestua në vendngjarje nën dyshimin e vrasjes dhe gjithashtu u dërgua me plagë të rënda në spital. “Ndërsa hetimi…

Lexo më shumë

Uji është thelbësor për ruajtjen e hidratimit të organizmit dhe mungesa e tij mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore. Sasia e rekomanduar është të paktën 8 gota ujë në ditë për të mbajtur trupin të hidratuar siç duhet. Megjithatë, është e rëndësishme të mos e teproni me konsumimin e ujit nëse trupi ndjehet i mbingopur. Një këshillë që shpesh nuk merret parasysh është se uji nuk duhet pirë kur jeni në këmbë. Mënyra më e mirë për të konsumuar ujë është të jeni ulur. Kur pini ujë ulur, ai ndihmon në shpërndarjen e tij në të gjithë organet e trupit,…

Lexo më shumë

Gjykata Themelore Penale e Shkupit sot pasdite ka njoftuar se të dyshuarit për vrasjen e djeshme në parkingun te QT Mavrovasja i është shqiptuar paraburgim prej 30 ditëve. “Me propozim të Prokurorisë Themelore Publike Shkup, për caktimin e masës së arrestit kundër E.K. nga Shkupi, i dyshuar për dy vepra penale Vrasje dhe Vrasje në tentativë, si dhe një vepër penale Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim pa leje me armë zjarri, lidhur me vrasjen e djeshme në parkingun në QT Mavrovasja, pas marrjes në pyetje të të dyshuarit në prani të avokatit të tij, ka marrë vendim me të cilin…

Lexo më shumë

Pesëmbëdhjetë njerëz u vranë dhe 40 u plagosën kur një shpërthim ndodhi sot në një fabrikë farmaceutike në pronësi të kompanisë private Escientia në shtetin jugor indian të Andhra Pradesh, tha një zyrtar lokal. Më herët u bë e ditur se shpërthimi shkaktoi 7 të vdekur dhe 30 të plagosur, por numri është rritur, ndërsa autoritetet thonë se viktimat dhe të plagosurit mund të shtohen edhe më shumë. Sipas njoftimeve të mediave lokale, një shpërthim ka ndodhur në një reaktor kimik gjatë pushimit të drekës. Shumica e të plagosurve kanë djegie të rënda dhe janë dërguar në spitalet e zonës.…

Lexo më shumë

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka reaguar, pas të shtënave me armë zjarri ndaj policisë në Malësinë e Madhe. Ai shprehet se duhet të gjenden mekanizmat për një kontroll sa më efikas të territorit, për të parandaluar ngjarje të tilla. Më tej, ministri thekson se do të mbështes të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit. Reagimi i Plotë: Të qarkullosh me armë zjarri në rrugë, qendra të banuara e kudo, për qëllime kriminale, siç ka ndodhur ditët e fundit apo edhe sot në Malësinë e  Madhe, nuk është thjesht një këmbanë alarmi. Kjo këmbanë na vendos përballë një detyre të…

Lexo më shumë

Ndërmarrja për Qarkullim Publik “Shkup” sot pasdite i njofton qytetarët se është konstatuar mashtrim me kartelën elektronike “skopska” në rrjetet sociale, rasti është raportuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. “NQP “Shkup” konstatoi lajm të rremë se është falsifikuar logoja e kartelës elektronike “skopska”, e publikuar në rrjetet sociale nga grupi i quajtur “Karta e transportit të Qytetit të Shkupit”. Bëhet fjalë për mashtrim me link të rremë, që vjedhë të dhënat nga kartat e pagesave të qytetarëve”, shkrun në ueb faqen e ndërmarrjes. Mashtrimi, siç thuhet, është raportuar në MPB dhe ndërmarrja pret veprime të shpejta nga autoritetet për…

Lexo më shumë

DJ me famë botërore, Steve Aoki, i cili numëron plot 11.6 milionë ndjekës në Instagram, ka zgjedhur Shqipërinë për t’i kaluar pushimet verore. Ai ka ndarë disa fotografi në profilin e tij në Instagram, duke shkruar: “Vetëm unë, deti dhe një nga shpellat më të bukura që kam parë ndonjëherë. Shqipëri, ma more zemrën”. Aoki ka vendosur edhe lokacionin mbi fotot e shpërndara – duke treguar se shijoi bukuritë mahnitëse të Vlorës. View this post on Instagram A post shared by Steve Aoki (@steveaoki) DJ me famë botërore shijon pushimet në Shqipëri / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Dy trupa të tjerë janë gjetur nga zhytësit e shpëtimit si pjesë e kërkimit për të mbijetuar nga anija e fundosur Bayesian. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave të gjetura sot është katër, pasi më herët pasdite janë gjetur edhe dy trupa të tjerë. Zhytësit italianë të shpëtimit gjetën dy trupa brenda jahtit luksoz të fundosur, raportoi Reuters, duke cituar një burim. Informacionet e fundit thonë se dy nga 4 trupat i përkasin Mike Lynch dhe vajzës së tij Hannah. Megjithatë, BBC raporton se askush nuk është identifikuar ende përveç shefit të kuzhinës që u gjet i pari të hënën.…

Lexo më shumë