Author: shqiperia
Grupet e armatosura të Hamasit dhe Xhihadit Islamik e kanë marrë përgjegjësinë për shpërthimin e një bombe në afërsi të një sinagoge në Tel Aviv, i cili u përshkrua si sulm terrorist nga policia izraelite dhe agjencia izraelite e inteligjencës, Shin Bet. Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Një burrë që po e bartte bombën u vra dhe një kalimtar rasti u plagos gjatë incidentit të dielën vonë, sipas policisë izraelite. Zëdhënësi i Qeverisë së Izraelit, David Mencer, tha se burri po e bartte një çantë shpine të mbushur me eksplozivë, e cila shpërtheu…
Drejtori i Ndërmarrjes Publike të Rrugëve Shtetërore, Koce Trajanovski, tha se konsorciumi Behtel dhe Enka ende nuk i ka filluar punimet në korridorin 8 dhe 10D, sepse duhet të bëhet shpronësimi i tokës dhe dislokimi i linjave elektrike të vendosura në trase. Për këtë shteti do të duhet të sigurojë mjete shtesë në shumën aktuale prej 1.3 miliardë euro. “Ne jemi duke bërë përpjekje intensive dhe muajin e fundit po bëjmë një përpjekje të madhe sa i përket shpronësimit sepse nëse nuk e zgjidhim shpronësimin nuk mund të hyjnë. Pra hyjnë pasi të pastrohet toka, do të thotë të shpronësohet,…
Gjatë udhëtimit me avion me siguri që të gjithë jemi përballur me bllokimin e veshëve. Në terma mjekësor, ndryshe ky fenomen quhet “barotrauma e veshit”. Zhurma e dhimbshme e veshit që ndonjëherë ndodh kur avioni është në ngjitje ose në zbritje. Nëse për disa persona kjo është një ndjesi irrituese, për të tjerë është shqetësim që zgjat edhe pas daljes nga avioni. Për të shmangur këtë auditologia Sarah Lundstrom shpjegon më shumë rreth këtij fenomeni. Çfarë është “barotrauma e veshit”? “Kjo ndodh kur “veshi mbyllet për shkak të ndryshimeve të presionit të ajrit gjatë fluturimit”, shpjegon mjekja Lundstrom. Lajmi i…
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka mësuar detaje të reja nga plagosja e rëndë e Lorenc Kostës pasditen e sotme në Tiranë. Autor i dyshuar i ngjarjes është efektivi i policisë, Erion Goxhara. Kosta ka qenë duke ecur në këmbë ndërsa autori ka ndaluar makinën. Pasi ka dalë Goxhara e ka qëlluar me plumba në pjesën e këmbëve për t’a dëmtuar rëndë. Më pas, efektivi i policisë i ka bërë fotografi. Dyshohet se Kosta kishte lidhje me bashkëshorten e efektivit, dyshim çka ka bërë që autori të ndërmarrë veprimin ekstrem. Pas ngjarjes Goxhara është larguar me mjetin e tij, ka…
Pasi Gjykata Themelore Penale – Shkup, sot, përmes një njoftimi ia ka drejtuar përgjegjësinë MPB-së për arratisjen nga arresti shtëpiak të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski njoftoi se Gjykata Penale ka vendosur që mbikëqyrjen e arrestit shtëpiak ta kryejë MPB-ja, por nuk e ka përcaktuar mënyrën e kryerjes së mbikëqyrjes, për të cilën Toshkovski thotë se është obligim ligjor i Gjykatës. Në një postim në profilin e tij në Fejsbuk, Toshkovski thekson se sipas Ligjit për procedurë penale, “gjykata mbikëqyr arrestin shtëpiak, dhe mbikëqyrjen mund t’ia besojë policisë, duke përcaktuar mënyrën e ekzekutimit…
“Bill Gates i Britanisë”, manjati Mike Lynch mes të zhdukurve pas fundosjes së jahtit në Siçili
Manjati i teknologjisë në Mbretërinë e Bashkuar, Mike Lynch (shumë i referohen atij si Bill Gates i Britanisë) është mes personave të zhdukur pasi jahti i tij luksoz u përmbys në brigjet e Siçilisë gjatë një stuhie të fortë. Biznesmeni 59-vjeçar, themelues i Autonomy Corporation, është një nga gjashtë personat e zhdukur sipas Guardian, ndërsa gruaja e tij, Angela Bacares, u shpëtua. BREAKING: British tech tycoon Mike Lynch is missing after a superyacht sinking off the coast of Sicily, multiple news agencies are reporting — Sky News (@SkyNews) August 19, 2024 Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme Britanike tha: “Ne jemi në kontakt me autoritetet lokale pas…
Na ndodh shpesh kur dalim pa ngrënë nga shtëpia në mëngjes, të marrim një banane si zgjidhje për të mos ikur me stomakun bosh. Mirëpo, sipas nutricionistëve, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Edhe pse janë të pasura me kalium, fibra dhe magnez, bananet nuk janë një opsioni më i mirë për vaktin e parë të ditës. Nëse nuk është shoqërohet me një ushqim tjetër që përmban yndyrna të shëndetshme, banania do t’ju ngopë përkohësisht dhe më vonë do t’ju bëjë të ndiheni të përgjumur dhe të lodhur. Bananet përmbajnë shumë…
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka shënuar mbrëmë gol ndaj Real Madridit, në ndeshjen hapëse të Mallorcas për sezonin e ri. Muriqi ia siguroi një pikë skuadrës së tij, e cila po pësonte 1-0 nga yjet e Real Madridit, duke shënuar në portën e Thibaut Courtois me një goditje të fuqishme me kokë në minutën e 53-të. Me këtë rezultat u mbyll ndeshja, derisa gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe Vedat Muriqi me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Sezoni i ri ka nisur. Mirë se vini në tokën e piratit”, shkruan në postimin e sulmuesit…
Nga sonte në mesnatë derivatet dizel do të rriten për gjysmë denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës mbetet i njejtë, ka vendosur sot Komisioni rregullator i energjetikës, i shërbimeve të ujit dhe i shërbimeve të menaxhimit me mbeturinat komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE). Me vendimin kryhet rritje e çmimeve me pakicë të produkteve të naftës mesatarisht për 0.50 për qind. Çmimi i ri me pakicë i EURODIZEL BS (D-E V) do të jetë 71,5, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të jetë 71 denarë për litër, EUROSUPER BS – 95 do të vazhdojë…
Vizita e parë e një kryeministri indian në 30 vjet, Zelensky pret Modi-n në Ukrainë më 23 gusht
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri indian Narendra Modi do të diskutojnë marrëdhëniet e vendeve të tyre dhe bashkëpunimin shumëpalësh gjatë vizitës së kryeministrit indian në Kiev të premten, më 23 gusht, me ftesë të Zelenskyt. “Kjo është vizita e parë e kreut të qeverisë indiane në vendin tonë në historinë e marrëdhënieve tona dypalëshe”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidentit ukrainas të postuar në aplikacionin Telegram. Kjo është vizita e parë e një udhëheqësi indian në Ukrainë që nga fillimi i luftës me Rusinë në fillim të vitit 2022, dhe vizita e parë e një kryeministri indian në Kiev në 30 vjet. Ministria e Jashtme e…











