Author: shqiperia
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të hënën në Izrael se negociatat që po zhvillohen për armëpushim në Gazë, janë “ndoshta mundësia e fundit” për të arritur marrëveshje për t’i dhënë fund luftës. “Ky është një moment vendimtar – ndoshta më i miri, ndoshta mundësia e fundit për t’i kthyer pengjet në shtëpi, për të arritur armëpushim, dhe për t’u nisur në rrugë të duhur për paqe të qëndrueshme dhe siguri”, ka thënë Blinken pas takimit me presidentin izraelit, Isaac Herzog. Diplomati i lartë amerikan ka thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden e ka dërguar…
Moti për ditën e sotme, 19 gusht 2024
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferik të paqëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në orët e para të ditës më pas shtim gradual të vranësirave mesatare dhe të dendura. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar nga orët e mesditës deri pasdites në pjesën më të madhe të territorit. Hera gjatë-herës në veriperëndim dhe jug të vendit reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurtra me shkarkesa elektrike dhe breshër. Pas orëve të pasdites reshjet do të jenë me intenistet të…
Dashi Nivelet tuaja të energjisë do të jenë të larta. Ekziston rreziku që të bini preh e një skeme të dyshimtë financiare. Mund të mërzitni bashkëshortin tuaj nëse shpenzoni para për gjëra që nuk iu duhen mënjehërë, ndaj tregohuni të kujdesshëm. Demi Humori i mrekullueshëm i bashkëshortit tuaj do t’ju ndriçojë ditën. Edhe pse shpenzimet tuaja mund të rriten sot, një rritje përkatëse në të ardhurat tuaja do të kujdeset për kërkesat imediate. Kjo do të jetë një ditë e mirë për të planifikuar një udhëtim të shkurtër në një vend me rëndësi historike. Binjakët Një mik i vjetër mund…
Muriqi: Të shënosh kundër Realit është shumë bukur, i shikoja në televizor kur kam qenë i vogël
Mediumet sponjolle shkruajnë se ishte versioni më i mirë i Vedat Muriqit që jemi mësuar ta shohim, pasi sulmuesi shënoi gol të bukur me kokë ndaj Real Madridit, gjë që e bën të lumtur. Një goditje me kokë pas një harkimi të saktë të Dani Rodríguez nga një goditje nga këndi i befasoi Los Blancos në fillimin e pjesës së dytë. Mallorca ia arriti të shkëpus një barazim me rezultat 1-1 kampionati aktual evropian dhe spanjoll. Muriqi, i cili u zgjodh MVP i ndeshjes, ndërsa pas ndeshjes ai analizoi me të tjerët atë që ndodhi në fushë për DAZN. “Unë…
Real Madrid është ndalur nga Mallorca në ndeshjen e parë të La Ligas, pasi ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-1. Mbretërit kaluan në epërsi me golin e Rodrygo në minutën e 13-të të ndeshjes. Golin e barazimit e shënoi Vedat Muriqi në minutën e 53-të të ndeshjes. Pikërisht Muriqi është zgjedhur lojtar i ndeshjes, duke lënë në hije yjet si Mbappe, Bellingham, Viniciues, Rodrygo etj. As Mbappe, as Vinicius, por Vedat Muriqi shpallet lojtar i ndeshjes / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Vedat Muriqi e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në La Liga. Sulmuesi kosovar ka realizuar gol të bukur me kokë ndaj gjigantëve të Real Madridit. Muriqi i shënoi me kokë Courtoisit në minutën e 53-të. Rezultati aktual i takimit është 1-1.Ja goli Vedat Muriqi i shënon gol të bukur Real Madridit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Kundër inflamacionit e mbipeshës, rëndësia e ujit me kanellë për rënien në peshë dhe tretjen e mirë
Shija dhe aroma e kanellës është një kënaqësi e paharrueshme. Kanella është një nga erëzat më popullore jo vetëm në gatim por edhe në mjekësinë popullore. Kanella është e pasur me shumë antioksidantë dhe substanca efikase kundër mikrobeve. Një nga mënyrat më të mira për të përfituar nga vlerat e kanellës është ta zhysni atë në ujë dhe ta pini këtë lëng rregullisht. Përgatiteni në formën e çajit, duke zierë 1 filxhan çaji me ujë dhe më pas shtoni një lugë çaji kanellë pluhur dhe pak mjaltë sipas preferencës për ta ëmbëlsuar. Lëreni të pushojë 15 minuta dhe më pas konsumojeni.…
Nëse jeni në proces rregullimi apo organizimi të shtëpisë, një nga vendet e para që me siguri e mendoni për të vendosur gjëra është banjoja. Pavarësisht nëse janë produkte higjienike, grim apo ilaçe, mund të mos e dini që jo gjithçka mund të ruhet në këtë hapësirë. Sipas ekspertes së organizimit, Brooke Hawkins, këto gjëra janë të parat që nuk duhet t’i mbani në tualet dhe ka disa arsye pse. Ilaçet dhe suplementet Ilaçet, pavarësisht përdorimit apo kurimit për të cilin përdoren nuk i përkasin asnjë vendi tjetër përveçse kutisë së ilaçeve. Imagjinoni që vitaminat tuaja të kthehen në eksperimente…
U pyet nëse ndihet përgjegjës për vdekjen e mijëra izraelitëve, zyrtari i Hamasit braktis studion
Një zyrtar i lartë i Hamasit braktisi intervistën me një gazetar të CNN. Gazetari, Jim Sciutto, pyeti liderin e Hamasit nëse ndihen përgjegjës për vdekjen e mijëra palestinezëve pas sulmit terrorist që ata filluan më 7 tetor. Pas pyetjes, Osama Hamdan akuzoi gazetarin, i cili ndodhet në Tel Aviv, se është rreshtuar në krah të Izraelit. “Ju po justifikoni izraelitët që vrasin palestinezë kur bëni këtë pyetje,” tha zyrtari i organizatës terroriste, duke shtuar se “duhet të kuptoni se Izraeli ka vrarë palestinezë për 76 vitet e fundit”. Dy burrat kanë vazhduar përplasjen për disa kohë duke ndërprerë njëri tjetrin. “Nuk mund…
Zjarri, i cili përfshiu një magazinë të braktisur në fshatin Lavdan në Mallakastër, ku ndodheshin kartosera, fuçi vaji dhe solari është përkeqësuar ndërsa zjarrfikësit po luftojnë për ta neutralizuar atë. Gazetari i Vizion Plus, Ilmi Saliaj mëson se banorët e tre shtëpive, të cilat ndodhen afër magazinës janë evakuuar. Policia në një reagim zyrtar njofton se zjarri ka nisur rreth orës 19:00 në ambjentet e një magazine private ka rënë zjarr. Në këtë magazinë dyshohet se nga prania e lëndëve hidrokarbure të ish Uzinës së Naftës, është favorizuar përhapja e flakëve duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë dhe…













