Author: shqiperia
Një aksident i rëndë trafiku ndodhi mëngjesin e djeshmë, 17 gusht, në Kretë. Tre të rinj humbën jetën, ndrsa një vajzë 22-vjeçare është plagpsur rëndë. Mediet greke kanë bërë publike fotografitë e të rinjve, 15, 19 dhe 20 vjeç. Makina me të cilën udhëtonin të rinjtë u përplas me një furgon. Pasagjerët e furgonit morën lëndime të lehta, ndërsa katër të rinjtë mbetën të bllokuar në makinë. U desh dnërhyrja e zjarrfikëse për t’i nxjerrë jashtë. Aleksandros 16-vjeç, Nikos 18-vjeç, drejtuesi i mjetit, dhe 20-vjeçari Theodoris janë tre adoleshentët që vdiqën në aksidentin tragjik. Nikos Tzagarakis, 18 vjeç Alexandros Simianakis,…
Pas tërmetit me magnitudë 7.2 Rihter, në Rusi shpërthen vullkani, pamje spektakolare (VIDEO)
Një vullkan pranë një baze të madhe detare në bregun lindor të Rusisë shpërtheu herët të dielën, më 18 gusht, pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.2 Rihter që goditi në Paqësor rreth 100 kilometra larg, njoftoi media shtetërore ruse. Vullkani Sibelut hodhi një shtëllungë hiri deri në 8 kilometra mbi nivelin e detit dhe lëshoi një shpërthim llave, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar shkencëtarët nga Instituti i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë. Epic #Volcano Eruption in #Kamchatka After Massive #Earthquake The #ShiveluchVolcano erupted twice either side of a M7.2 quake off #Russia‘s Far East coastline. Viktor Frolov, Volcanology & Seismology Institute, Far Eastern…
Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken mbërriti sot në Izrael për t’i dhënë një shtysë negociatave për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë. Blinken do të takohet të hënën me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ministrin e mbrojtjes Yoav Galland dhe presidentin Isaac Herzog, sipas një zëdhënësi të Departamentit të Shtetit që e shoqëronte atë në turneun e tij. Antony Blinken arrive à Tel Aviv pour intensifier les négociations sur un cessez-le-feu à Gaza ! #Blinken #Gaza #Israël #Cessezlefeu #MoyenOrient #TesYeuxSurLeMonde pic.twitter.com/Fah8oer7zJ — AlAin Français (@AlainFrNews) August 18, 2024 Të martën,…
Policia po kontrollon nëse Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka shkuar në një dasmë në Kosovë me veturë zyrtare dhe kolona e veturave që e shoqëronte ka bllokuar pikën kufitare. Qëllimi është të konstatohet nëse në këtë rast ka keqpërdorim të automjeteve shtetërore. Automjetet zyrtare përdoren me urdhër të përshtatshëm udhëtimi, me arsyetim për qëllimin për të cilin përdoren automjetet, kohëzgjatjen dhe kostot e udhëtimit. Derisa opinioni është në pritje të përgjigjeve për rastin, partnerët e koalicionit nga Qeveria ende heshtin. Me një reagim deri më tani ka dalë vetëm Partia Liberal Demokratike, duke thënë se ky është skandali i…
Katër të burgosur arratisen nga një spital psikiatrik në Gjermani, mes tyre shqiptari (EMRI)
Katër të dënuar që po trajtoheshin në një spital në Bavari të Gjermanisë, janë arratisur, raportoi të dielën “RTL”. Mes tyre është edhe shqiptari nga Kosova, Zeqir Beqiri. I arratisuri Angelo Jirimias RTL raporton se ata u arratisën mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:00. Katër pacientët e spitalit psikiatrik të qarkut Lerchenhaid dyshohet se fillimisht kërcënuan një punonjës dhe më pas u larguan drejt Alburgut. I arratisuri Moritz Kühlborn Policia ka ndarë përshkrime të hollësishme të secilit prej të burgosurve, përfshirë fotografitë, si dhe informacione rreth veshjeve me të cilat janë parë për herë të fundit. Zeqir Beqiri, 27 vjeç,…
Një tjetër episod dhune ka ndodhur në Turqi, në kampionatin e Superligës. Gjatë ndeshjes mes Goztepe dhe Fenerbahce është sulmuar presidenti Ali Koc i skuadrës së Jose Mourinhos. Numri një i Fenerbahce u shty nga një person me një lejekalim të Goztepe dhe u godit me një shishe në fytyrë, e hedhur nga tribuna bashkë me sende të tjera. Pamjet janë bërë menjëherë virale. Presidenti i Fenerbahces sulmohet në fushë, gjuhet me shishe në fytyrë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Një magazinë e vjetër e braktisur, është djegur pasditen e sotme në fshatin Lavdan të Bashkisë Mallakastër. Lajmi konfirmohet nga shërbimet zjarrfikëse si dhe kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj i cili ka pohuar se në magazinë ka pasur materiale të ndryshme. Magazina ka qenë e hapur, por ka pasur edhe mbetje me fuçi vaji, solari, kartosera. Magazina ka dy pronarë një nga Buzmadhi i Cakranit dhe tjetri nga Drizari, por që e kanë braktisur prej disa muajsh. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për filjen e zjarrit. Pranë magazinës ndodhet një banesë dhe një fabrikë…
Përveç temperaturave shumë të larta, një shqetësim për të gjithë gjatë verës janë edhe mushkonjat. Por a e dini se nëse hani këto ushqime, mushkonjat do t’ju rrinë larg? Qepë Hudhra apo qepë, nuk ka rëndësi. Kur hani këtë ushqim çlirohet allicina, e cila largon mushkonjat. Ju mund t’i hani ato si pjesë e një vakti ose veçmas. Uthull molle Për ne është e padukshme, por aroma që merr trupi pas konsumimit të uthullës së mollës i largon mushkonjat. Një lugë në ditë rekomandohet si pjesë e një sallate apo vakti tjetër. Thjerrëzat, fasulet, domatet Këto tre ushqime janë në…
Ukraina ka shkatërruar një urë të rëndësishme në rajonin e Kurskut të Rusisë dhe ka goditur një të dytë, më pak se dy javë pas sulmit të papritur ndërkufitar në territorin rus, duke bllokuar rrugët ruse të furnizimit dhe ndoshta duke sinjalizuar se trupat e saj do ta vazhdojnë inkursionin. Blogerët ushtarakë ruse pro-Kremlinit kanë pranuar se shkatërrimi i urës së parë, e cila përshkonte lumin Seim pranë qytetit Glushkovo, do të pengojë furnizimet për forcat ruse. Shefi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Toger Mykola Oleshchuk, publikoi të premten një video të një sulmi ajror ukrainas që prishi urën. Më…
Deri ditën e mërkurë moti do të jetë i vranët, më freskët dhe me reshje lokale të shiut, ndërsa nga dita e enjte pritet stabilizimi i moti me rritje të temperaturave. Në Shkup deri ditën e mërkurë pritet të ketë reshje lokale të shiut. Moti nesër pritet të jetë i vranët me erë të lehtë në drejtim jugor. Gjatë pasdites pritet të ketë reshje të shiut, kurse temperature minimale do të jetë nga 13 deri 20 grade Celsius. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 35 grade Celsius. Në Shkup nesër po ashtu pritet reshje të shiut gjatë pasdites…












