Author: shqiperia
Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë që ka luajtur ndonjëherë në Ligën e Kampionëve. Këtë e vërtetojnë edhe statistikat që ai bart në emrin e tij, duke qenë golashënuesi më i mirë i garës më prestigjioze për klube në botë. E për këtë arritje, UEFA ka vendosur që ta shpërblejë sulmuesin portugez, duke i dhuruar një çmim të veçantë. Ronaldo do ta pranojë këtë çmim të enjten, ditën kur do të hedhet shorti për Ligën e Kampionëve. Cristiano Ronaldo ka 140 gola në 183 ndeshje në këtë kompeticion, duke luajtur për Sportingun e Lisbonës, Manchester Unitedin, Real Madridin dhe…
Marrëveshje për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë? Zelensky: Bisedimet me Putin janë të pakuptimta
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur se bisedimet me Vladimir Putin do të ishin boshe dhe të pakuptimta. “Bota po pret që Ukraina të paraqesë një plan kompromisi se si t’i jepet fund luftës nesër. Nuk është se nuk ka kompromise me Putinin, por me Putinin dialogu sot është bosh, i pakuptimtë, sepse ai vetë nuk dëshiron ta përfundojë luftën përmes diplomacies. Putin mund të jetë i gatshëm të angazhohet në negociata diplomatike, por kushti i tij është që Kievi të njohë pushtimin nga Rusia të 30 për qind të territorit ukrainas. Ne nuk do të luajmë me të”, tha…
Nëse udhëtoni gjatë pikut të sezonit, hoteli mund të jetë i ngarkuar plot me klientë të tjerë, me disa të zhurmshëm duke shqetësuar rehatinë tuaj. Ndonëse mund të duket argëtuese të jeni në qendër të gjithçkaje, jo të gjithëve u pëlqen të dëgjojnë për momentet e mira të njerëzve të tjerë kur ata përpiqen të flenë. Zhurma që dëgjohet nga korridoret e hoteleve mund të jetë e bezdisshme, nëse vetëm keni hyrë në ciklin tuaj të gjumit. Megjithatë, thuhet se ka zgjidhje për të që ndoshta do të mund të funksiononte. Vendosja e peshqirit në fund të derës në dhomën…
7.2 tonë drogë janë zbuluar nga ushtria e Meksikës. Një aksion si nëpër filma është zhvilluar në mes të Oqeanit Paqësor. Sipas mediave të huaja, 5.6 tonë kokainë u zbuluan në tre motobarka të ndryshme, ku si pasojë u arrestuan 15 persona. Në vazhdim të operacionit, u kapën edhe 1.6 tonë drogë pranë qytetit bregdetar të Lazaro Cardenas në shtetin Michoacan Pamjet e mundësuara nga një helikopter i forcave detare tregojnë një ndjekje me shpejtësi të lartë në mes të detit në jugperëndim të qytetit të Manzanillo. /vizionplus.tv
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg mbledh nesër, të mërkurën, 28 gusht, Këshillin NATO-Ukrainë, me kërkesë të Kievit, njoftoi sot një përfaqësues i Aleancës së Atlantikut të Veriut. “Takimi do të mbahet në nivelin e ambasadorëve”, tha përfaqësuesi i NATO-s Farah Dakhlala. “Ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem Umerov pritet të informojë aleatët, nëpërmjet një lidhjeje video, për situatën në fushën e betejës dhe prioritetet për sa i përket nevojave për armatim”, shtoi ai. Këshilli NATO-Ukrainë u krijua vitin e kaluar, me qëllim të një koordinimi më të mirë midis aleancës dhe Kievit. Në mbledhjet e Këshillit zakonisht marrin pjesë…
ASH krahu i Selës: Vazhdon zgjerimi i kishës në Kodrën e Diellit, Komuna e Tetovës përsëri hesht
Aleanca për Shqiptarët krahu i Selës sot ka akuzuar Komunën e Tetovë se po hesht në lidhje me vazhdimin e punimeve për zgjerimin e Kishës në Kodrën e Diellit “Pasojat e pazarit OBRM-PDUKM-VLEN vazhdojnë ti paguajnë tetovarët. Pas ndërtimit të kryqit gjigand, në Kodrën e Diellit vazhdojnë punimet dhe zgjerimi i kompleksit të Kishës Ortodokse. Së fundmi, makineri e rëndë punon në uzurpimin e pronës publike, shkatërrimin e natyrës dhe hapësirave të gjelbërta dhe zgjerimin e oborrit të Kishës. Mbetet e paqartë se çfarë planifikojnë të ndërtojnë në bazamentin e ri që po vendoset. Si në rastin e ndërtimit të…
Moti i keq këtë javë nuk ka “goditur” vetëm Shqipërinë. Pas zjarreve dhe temperaturave të larta, edhe Greqia do të “pushtohet” nga stuhi dhe reshje shiu. Ekspertët kanë deklaruar se moti me shi dhe erë do të zgjasë deri të premten e kësaj jave. Sipas Clearchos Marousakis, tre ditët në vzhdim do të sjellin vetëtima, stuhi, reshje dhe një ulje temperaturash. Sipas ekspertëve, temperaturat nuk do të ndryshojnë ndjeshëm dhe do të arrijë në 33 deri në 35 gradë në kontinent dhe 36 gradë në vendet lindore. 30 deri në 33 gradë në vendin ishullor dhe 34 gradë Celsius në…
Një burrë që besonte se ishte i përjashtuar nga testamenti i nënës së tij dhe nuk donte të largohej nga shtëpia e saj, ka qëlluar për vdekje katër anëtarë të familjes së tij përpara se të vriste veten, ka thënë policia në SHBA. Joseph DeLucia Jr vrau tre vëllezërit e motrat e tij, Joanne Kearns, Frank DeLucia dhe Tina Hammond si dhe vajzën e zonjës Hammond, Victoria Hammond, në një takim familjar në shtëpinë e nënës së tij në Long Island të dielën. DeLucia Jr, 59 vjeç, takoi të tjerët në pronën në Syosset, rreth 24 km në lindje të…
Rusia ka kërcënuar perëndimin me nisjen e një Lufte të Tretë Botërore, nëse do të realizojë planin e saj për të furnizuar me raketa me rreze të gjatë veprimi Ukrainën. Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka akuzuar perëndimin se është duke kërkuar telashe dhe se po “luan me zjarrin” në këtë periudhë. “Tani po konfirmojmë edhe një herë se të luash me zjarrin, dhe ata janë si fëmijët e vegjël që luajnë me shkrepse, është një gjë shumë e rrezikshme për xhaxhallarët dhe hallat e rritura, të cilëve u janë besuar armët bërthamore në një ose një vend…
Një 38-vjeçare italiane humbi jetën në Shqipëri pak ditë më parë. Ajo kishte ardhur për të kaluar pushimet në vendin tonë së bashku me familjen e saj. E ëma e viktimës ka thënë për mediat italiane se vajza e saj ishte infektuar me Covid-19. Siç rrëfen nëna e saj, ajo u shtrua menjëherë në spital, por virusi i kishte prekur zemrën dhe nuk arriti të mbijetonte, pavarësisht ndihmës së mjekëve. ”Vajza ime ka qenë gjithmonë e qetë këto ditë. Ajo ndoshta nuk e kuptoi se çfarë do të ndodhte. Asistenca ishte shumë e shpejtë. Janë kujdesur absolutisht në mënyrën më…












