Author: shqiperia

Në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kryeministri Hristijan Mickoski nuk ka raportuar se dikush i ka ofruar ryshfet. Nga ky institucion për TV21 thonë se deri në këtë moment Prokuroria e cila drejtohet nga Islam Abazi nuk ka marrë kallëzim. Në konferencën e sotme për shtyp, kryeministri Hristijan Mickoski tha se i është ofruar ryshfet për projektin e hekurudhës, pjesë e Korridorit 8, që për të është e papranueshme. “Për Korridorin 8, seksioni 3, hekurudha, ndaj meje u bë një përpjekje për të më ofruar ryshfet me qëllim që unë, si kryeministër, të nënshkruaj pranimin e…

Lexo më shumë

Një 44-vjeçare është arrestuar dje në Tripoli të Greqisë, pasi ndezi dy zjarre qëllimisht. Ajo  është dënuar me 3 vite burg, por do të vuajë vetëm 2 muaj dhe do të paguajë 1000 euro gjobë. Ajo thuhet se ndezi zjarret “sepse i pëlqente të shihte zjarrfikës dhe të përpiqej të flirtonte me ta”. Zjarret e kanë djegur sipërfaqe të vogla, pasi forcat zjarrfikëse i kanë vënë nën kontroll përpara se të merrnin përmasa të rrezikshme. /vizionplus.tv

Lexo më shumë

Mafia italiane vijon të terrorizojë ata që i dalin kundër sipas metodave të vjetra. Mediat italiane raportojnë se familja kriminale Casamonica e cila operon në Romë, i ka lënë një arkivol poshtë banesës aktivistes Tiziana Ronzio. Sipas asaj që raportojnë mediat arkivoli është një mesazh i pastër ndaj aktivistes, duke i dhënë asaj sinjalin që të heshtë, në të kundërt mund të eliminohet. Aktivistja, Tiziana Ronzio, është presidente e grupit anti-mafia Toripiubella. Ajo njihet për denoncimet e saj të shpeshta kundër familjeve mafioze, duke kërkuar nga shteti ndërhyrje të ashpra për të larguar nga rruga njëherë e përgjithmonë kriminelët. Vetë…

Lexo më shumë

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Belgjikë, ku një shqiptarë humbi jetën dhe një 19-vjeçar u plagos. Ngjarja tragjike ndodhi si pasojë e një konflikti me fqinjën për parkimin e makinës, ku 61-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri drejt 43-vjeçarit shqiptar, i identifikuar si Shpëtim A. 61-vjeçari gjithashtu kërcënoi dhe bashkëshorten e viktimës dhe qëlloi me armë zjarri edhe drejt djalit të tyre 15-vjeçar, i cili nuk ka marrë asnjë plagë. Autori u mundua të arratisej, por u ndalua nga policia belge, teksa do të paraqitet në gjykatë këtë të martë. /vizionplus.tv

Lexo më shumë

Një shqiptar është arrestuar në Igumenicë të Greqisë, si pasojë e vjedhjeve të motoçikletave. Sipas mediave të huaja, shqiptari që prej muajt shkurt kishte kryer gjashtë vjedhje të motoçikletave si dhe një vjedhje e mbetur në tentativë. Shqiptari është arrestuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, pasi ishte i shpallur në kërkim. Mediat e huaja bëjnë me dije se i arrestuari ka hyrë ilegalisht në vend përmes kufirit greko-shqiptar dhe më pas ka hequr motoçikletat me një çelës “passpart” , i cili iu gjet dhe u sekuestrua. Shqiptari i arrestuar do të dërgohet në Prokurorinë e Thesprotisë.…

Lexo më shumë

Qeveria e kaluar ka dhënë premtime joreale sa u takon projektit dhe afateve për ndërtimin e akseve të Korridorit 8. Kështu thotë ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski i cili tani nuk thotë një datë konkrete se kur pret të përfundojë realizimi i pjesës që është në dorë të konzorciumit Behtel-Enka. Nikollovski megjithatë beson se deri në fund të mandatit të tij, do të ketë lidhje me autostradë nga Shkupi, deri në Ohër. “Për fat të keq, qeveria paraprake e LSDM-së dhe BDI-së ka dhënë premtime joreale sa i takon projektit. Premtimi më joreal është që shpronësimi do të zgjasë deri…

Lexo më shumë

Çudirat e motit nuk kanë të ndalur. Ndërkohë që një ditë më parë pjesa më e madhe e Europës u përfshi nga stuhitë e shiut dhe breshëri, në SHBA ka ndodhur një tjetër fenomen i pazakontë për stinën në të cilën ndodhemi. Mediat ndërkombëtare raportojnë se në liqenin Tahoe në Kaliforni ka rënë dëborë në gusht. Një fenomen i tillë kishte ndodhur 20 vite më parë. Sipas ekspertëve ky fenomen ka ndodhur për shkak të një trazire të ardhur nga Alaska. Vetëm pak ditë më parë temperaturat në liqenin e Tahoe ishin të larta dhe shfrytëzoheshin nga njerëzit për të…

Lexo më shumë

Kreu i Meta, Mark Zuckerberg ka thënë se është penduar pasi iu bind presionit  nga administrata e Biden për të “censuruar” përmbajtjen në Facebook dhe Instagram gjatë pandemisë së koronavirusit. Në një letër dërguar një kryetari të komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve, ai tha se disa materiale – përfshirë humorin dhe satirën – u hoqën në vitin 2021 nën presionin e zyrtarëve të lartë, raporton BBC. Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur veprimet e saj, duke thënë se inkurajon “veprime të përgjegjshme për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë publike”. Zuckerberg tha gjithashtu se firma e tij shkurtimisht “zvogëloi” përmbajtjen në lidhje…

Lexo më shumë

Një 28-vjeçar shtetas i Kosovës është ndaluar dje në pikën kufitare “Bllacë”. “Dje në ora 08:50 në pikën kufitare Bllacë, zyrtarët policorë kanë ndaluar D.L.(28) nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportave dhe kontrollit në të dhënat operative është konstatuar se i njëjti është regjistruar me masën “arrest” me kërkesë të Interpolit. I njëjti i është dorëzuar në stacionin policor të Kisella Vodës për veprime të mëtejshme”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/ Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Tulsi Gabbard, ish-kongresmene e Demokratëve dhe kandidate për emërimin e partisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, në letrën e saj mbështeti kandidaturën e Donald Trump. Dje, vetë Trump e mirëpriti atë në një fjalim në Detroit. Nga ana e saj, Gabbard u bëri thirrje qytetarëve të të gjitha partive që të votojnë për Trump. “Unë kam qenë demokrate për më shumë se 20 vjet. Sot, unë mbështeta Donald Trump për President”, tha ajo. Gabbard, 43 vjeç, është një veterane e forcave të armatosura amerikane. Ajo ishte, në vitin 2013, gruaja e parë me origjinë indiane (hindu) që u zgjodh…

Lexo më shumë