Author: shqiperia

Një shqiptar, i identifikuar si Laver.C ka plagosur një 48-vjeçar, pasi dyshonte se kishte lidhje me gruan e tij 53-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në Hildesheim, Gjermani, sipas Bild. 67-vjeçari akuzohet për “Vrasje të mbetur në tentativë” dhe lëndim të rëndë trupor” dhe të martën u dënua me 11 vite burg. Për muaj të tërë, 67-vjeçari shqiptar dyshonte se gruaja e tij e tradhtonte. Për këtë arsye ai e monitoroi vazhdimisht nga puna për në shtëpi. Sefat B. majtas me avokatin e tij Steffen Hörning në gjykatën rajonale të Hildesheimit Ai dyshonte se bashkëshortja kishte lidhje me një tjetër shqiptar, i…

Lexo më shumë

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov, sot ka thënë se situata me zjarret në ambiente ​​të hapura po përkeqësohet sërish. Ai apelon te qytetarët që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm për të mos shkaktuar zjarr. “Nëse vërejnë sjellje të dyshimta, ju lutemi menjëherë të lajmëroni në 112 ose te ndonjë shok, apo i njohur që do t’ia përcjellë informacionin MPB-së”, thotë drejtori i QKM-së, Stojançe Angelov, i cili më pas ka raportuar për gjendjen me zjarret. Ai thotë se për momentin ka pesë zjarre aktive, edhe atë në Çashkë, Studeniçan, Shtip dhe dy në Dibër./Telegrafi/ …

Lexo më shumë

Debutim ëndrrash për Dani Olmon me fanellën e Barcelonës. Ylli spanjoll u fut nga stoli në startin e pjesës së dytë, dhe shënoi golin e përmbysjes 1-2 ndaj Rajo Vajekanos së Ivan Balliut, në duelin e vlefshëm për javën e tretë të La Ligës. Vendasit shënuan të parët me Lopez në minutën e 9-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për Rajo Vajekanon. Në fragmentin e dytë të lojës ishin katalanasit ata që morën “frenat” e ndeshjes. Në minutën e 60-të Pedri vendosi baraspeshën e përkohshme, ndërkohë që Olmo shënoi golin e fitores në minutën e 82-të pas…

Lexo më shumë

Moti i keq në Itali dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar rrëshqitje dheu në një provincë jugore. Shumë banorë të Caserta janë detyruar që të largohen nga banesat e tyre, ndërsa ekipet e shpëtimit kërkuan sot për një grua dhe djalin e saj, të cilët janë të zhdukur dhe dyshohet se kanë vdekur. Moti i keq goditi San Felice a Cancello, një qytet i vogël rreth 30 kilometra në verilindje të Napolit, si dhe bashkitë përreth që prej pasdites së kësaj të marte. Gruaja rreth të 70-tave dhe djali i saj rreth të 40-tave kanë qenë në lëvizje me një…

Lexo më shumë

LSDM nuk ka as turp as turp. E kapur në gënjeshtër, Bisera Antoinette fillimisht mohoi dhe më pas pranoi se kishte blerë çorape, geta, arusha pelushi, topa dhe një valixhe. Tani vetëm ajo e di se çfarë kanë të bëjnë me nevojat zyrtare?, thonë nga OBRM-PDUKM. “Është interesante se si një arush pelushi dhe një top janë nevoja zyrtare e Bisera Antoinetas, e cila ka shpenzuar rreth 52 mijë denarë hiç më pak, shumë me të cilën një familje katër anëtarëshe mund të jetojë për një muaj të tërë. Megjithatë, dukuri të tilla nuk mund të mbeten pa u ndëshkuar.…

Lexo më shumë

Shpëtim Ajazi, 43 vjeç u vra me armë zjarri pas një konflikti për një vend parkimi në Belgjikë. Një 19-vjeçar, i cili mbeti i plagosur nga të shtënat ndodhet në gjendje të rëndë. Mediet e huaja kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen. 43-vjeçari shqiptar, rreth orës 19:30 u kthye në shtëpi me furgon. Kushëriri i tij 19-vjeçar, i cili ndodhej për vizitë në familjen e Shpëtimit, lëvizi Golfin 5 për t’i liruar vend 43-vjeçarit. Ndërsa dy automjetet ishin të parkuara njëra pas tjetrës, në rrugë u dëgjuan të shtëna. “Unë dhe bashkëshorti im fillimisht menduam për fishekzjarre.…

Lexo më shumë

Qeveria e Meksikës ka ngrirë marrëdhëniet me ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, tha të martën Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador, pasi ambasadorët e tyre kritikuan një reformë të propozuar gjyqësore të mbështetur nga udhëheqësi meksikan. “Ka një pauzë”, tha Presidenti Lopez Obrador gjatë një konference shtypi, duke sqaruar se ngrirja ishte me ambasadat dhe jo me vendet. Presidenti meksikan mbështet një reformë që kërkon zgjedhjen e gjyqtarëve si dhe anëtarëve të Gjykatës së Lartë përmes një votimi popullor. Një komision i dhomës së ulët të Kongresit të Meksikës e miratoi propozimin të hënën vonë, duke i hapur rrugën miratimit…

Lexo më shumë

Sot do të mbahet dita e tretë e Konferencës së Ambasadorëve “Diplo 2024”. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka ndarë disa momente nga dita e dytë e kësaj konference, në të cilën u diskutuan çështje të rëndësishme mbi rolin e faktorit shqiptar në rajon, bashkëpunimin për diplomacinë ekonomike apo turizmin e kulturën. “Me ambasadorët, konsujt e përgjithshëm, kolegë ministra e të ftuar të tjerë nga rajoni dhe jo vetëm, shkëmbyem mendime mbi rolin e faktorit shqiptar në rajon, bashkëpunimin për diplomacinë ekonomike apo turizmin e kulturën”, shkruan ministri Igli Hasani në rrjetin social Facebook./vizionplus.tv

Lexo më shumë

VLEN përmes një kumtese sot akuzon BDI-në dhe LSDM-në se qeverisja e tyre ka larguar vendin shumë nga BE-ja “LSDM dhe BDI janë si vëllezër në iluzionet e tyre. Njëri beson se ka monopol mbi agjendën euroatlantike, tjetri se ka monopol mbi partneritetin strategjik me SHBA. As njëra, as tjetra nuk janë të vërteta. Deri dje, LSDM deklaronte se për qeverinë e re, BE-ja nuk ishte prioritet, ndërsa tani na akuzojnë se kemi pranuar “agjendën e tyre” të reformave. Çfarë është e vërtetë, njëra apo tjetra? BDI, megjithëse priti Lavrovin në Shkup, para zgjedhjeve kërkonte të thuhej JO për Rusinë.…

Lexo më shumë

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbrojtur Izraelin në rast të një sulmi nga Irani ndërsa ka shpresa për arritjen e një marrëveshje të mundshme armëpushimi në Gazë, tha të martën zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë kombëtare, John Kirby. Zoti Kirby tha për rrjetin televiziv izraelit “Channel 12”se ishte e vështirë që të parashikoheshin shanset e një sulmi, por Shtëpia e Bardhë i merr seriozisht deklaratat iraniane. “Ne besojmë se ata janë ende të vendosur dhe të gatshëm për të ndërmarrë një sulm, nëse duan ta bëjnë këtë. Kjo është arsyeja se pse kemi…

Lexo më shumë