Author: shqiperia
Ukraina po vazhdon ofensivën e saj në territorin e Kurskut të Rusisë, tha komandanti i lartë ushtarak i Kievit. Sipas mediave të huaja, Gjenerali Oleksandr Syrskyi thotë se trupat ukrainase kontrollojnë 1,294 km katrorë (500 milje katrore) të territorit rus dhe 100 vendbanime. Rreth 594 ushtarakë rusë u kapën robër, shton ai. Javën e kaluar, presidenti Zelensky tha se Ukraina kontrollonte më shumë se 1250 km katror të territorit rus. Syrskyi tha se një nga objektivat e inkursionit të Ukrainës në Kursk ishte “të shpërqendronte një numër të konsiderueshëm trupash armike nga zona të tjera”, si Pokrovsk dhe Kurakhove në Donbas…
Njerëzit mbipeshë, që kanë një akumulim të përqendruar të dhjamit në zonën përreth belit, janë më të rrezikuar nga mungesa e vitaminës D. Gjetjet e një studimi, nënvizuan rolin e dëmshëm të mbipeshës në shëndetin e njeriut. Mungesa e vitaminës D reflektohet në dendësinë kockore, por edhe rrit rrezikun për sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, imunitetit dhe zemrës. Ekspertët thonë se ka një lidhje shumë të fortë mes akumulimit të yndyrave në zonën abdominale me nivelet e ulëta të vitaminës D. Mbipesha dhe vitamina D Sipas të dhënave të studimit, burrat obezë kanë më pak vitaminë D në organizëm. Nga…
Përdorimet e gjetheve të ullirit në mjekësinë popullore datojnë që në kohën e Egjiptit të lashtë. Asokohe, besohej se këto gjethe të ishin simbol i një fuqie hyjnore. Gjethet e ullirit përmbajnë përbërës bioaktivë të fuqishëm dhe antioksidantë, njësoj si vetë ulliri. Vlerat e këtyre gjetheve i bëjnë ato të dobishme për sistemin imunitar, tensionin e gjakut dhe shëndetin e sistemit kardiovaskular në përgjithësi. Nga të gjithë përbërësit bioaktivë të gjetheve të ullirit veçohet një substancë që quhet oleuropein. Në fillim të viteve 1900 u zbulua që ky antioksidant ul në mënyrë natyrale tensionin e gjakut dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare.…
Nga avokado te fasulet e zeza, zbuloni ushqimet e pasura me magnez, ideale për stresin dhe zemrën
Magnezi është një prej mineraleve më të dobishme për organizmin. Bashkë me kalçiumin dhe kaliumin, magnezi luan një rol thelbësor për shëndetin e zemrës, muskujt dhe kockat. Ai ndihmon kundër pagjumësisë, depresionit, migrenës. Përpara se t’i drejtoheni farmacisë për të marrë suplementë, lexoni listën me ushqimet më të pasura me magnez të cilat duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor. Tërshëra – Përfitimet e tërshërës janë të panumërta. Ajo është e pasur me proteinë, fibër dhe disa vitamina të kompleksit B. Një gjysëm racioni me tërshërë plotëson 32% të sasisë së rekomanduar ditore të magnezit. Spinaqi – Kjo barishte…
Ushqimi i parë që personat me hipertension duhet ta evitojnë është kripa. Duke ditur se kripërat ndikojnë në tension te lartë të gjakut, ato duhet evituar sa më shumë. Kufizimi i përdorimit të ushqimit të kripur, bëhet duke analizuar përshkrimin e përmbajtjes tek ushqimet e paketuara, sepse ushqimet e tilla mund të përmbajnë sasi të madhe të kripërave apo sodiumit, shkruan EatingWell. Konsumi i tepërt i sodiumit, mund të ngushtojë venat e gjakut dhe të rrisë tensionin e tij. “Do të befasoheshit se sa shumë sodium përmbajnë ushqimet e paketuara”, ka thënë dietologia Maria Elena Fraga nga New Yorku. Ajo…
Një automjet ka marrë flakë në lëvizje e sipër në Kombinat Në Berat. Fatmirësisht, shoferja ka pikasur tymin në pjesën e përparme dhe ka dalë në kohë nga makina. Mësohet se shkak për zjarrin është bërë një defekt në motor. Automjeti drejtohej nga një grua,që sapo ka parë tymin që dilte nga pjesa e përparme e makinës, ka parkuar, ka dalë nga mjeti pa lëndime dhe ka njoftuar zjarrëfikësit. Ndërhyrja e shpjetë e zjarrëfikësve bëri të mundur lokalizimim e shpejtë të zjarrit në mjet dhe shuarjen e tij. Si pasojë e zjarrit u dogj e gjithë pjesa e përparme e…
Ndryshimet ligjore për rritjen e pensioneve kaluan në qeveri, së shpejti në procedurë kuvendare
Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me të cilin do të mundësohet rritja e pensioneve më 1 shtator 2024 dhe 1 mars 2025, ka kaluar në procedurë qeveritare dhe së shpejti do të të jetë para deputetëve në Kuvend. Më konkretisht, me 1 shtator të vitit 2024, të gjitha llojet e pensioneve të realizuara sipas këtij ligji nga 31.08.2024 do të rriten për 2.500 denarë dhe më 1 mars 2025, të gjitha llojet e pensioneve të realizuara me këtë ligj që nga data 28 shkurt 2025 rriten për 2.500 denarë, njoftoi Ministria e…
Një atmosferë e bukur dhe miqësore në Marina Orikum, e përshkruar nga emocione të shumta, shoqëruan ceremoninë e mbylljes së misionit diplomatik në Shqipëri të Konsulles së Përgjithshme të Konsullatës Italiane në Vlorë, Iva Palmieri. Të ftuarit e shumtë, nga trupi diplomatik, përfaqësuesit lokalë, deputetë dhe të tjerë nga organizatat dhe shoqatat italiane në Qarkun e Vlorës, vlerësuan me prezencën e tyre aktivitetin e larmishëm që Konsullja e Përgjithshme e Italisë në Vlorë Iva Palmieri, zhvilloi gjatë misionit të saj diplomatik në qytetin bregdetar. “Largohem nga Shqipëria ashtu siç edhe u ka ndodhur të gjithë të tjerëve para meje. E…
Fundosja e jahtit në brigjet e Siçilisë, kapiteni refuzon t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorëve
Kapiteni i jahtit “Bayesian” të manjatit britanik të teknologjisë Mike Lynch, James Cutfield, u deklarua i pafajshëm, pranoi përgjegjësinë dhe refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të prokurorëve. Catfield, siç raportonjnë mediat e huaja ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorëve sepse, siç shpjegoi avokati i tij, ai ishte i rraskapitur dhe për shkak se ekipi i tij nuk kishte kohë të mjaftueshme për të përgatitur një mbrojtje në rast se ai akuzohet për dyshimin për vrasje të shumëfishtë duke shkaktuar mbytjen e jahtit që vrau Lynch, vajzën e tij tetëmbëdhjetë vjeçare Hannah dhe pesë persona të tjerë. Prokurorët në Termini Imerese…
Si ndikon kafja tek shëndeti i stomakut
Kafeja është një pije stimuluese e cila ka ndikim të fortë në organizëm. Duke qenë se ajo ka aciditet të lartë, nëse konsumohet në sasi të mëdha mund të ndikojë negativisht në membranat e stomakut dhe të zorrëve. Në varësi të problemeve shëndetësore, edhe kohëzgjatja e pirjes së kafesë ndikon në përkeqësimin e simptomave, thonë ekspertët. Sipas tyre, pirja afatgjatë e kafesë mund të shkaktojë probleme si gastrit apo ulçera. Në rastet e problemeve me shëndetin e stomakut mund të pini vetëm një kafe në ditë, pas buke. Roli i kafesë tek tretja Kafeja ka një natyrë laksative që do…












