Author: shqiperia
Mijëra qytetarë korçarë por dhe turistë vendas e të huaj u bënë pjesë e paradës së 17 të festivalit ndërkombëtar të karnavaleve. 25 grupe nga Korça dhe 5 grupe nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Greqia dhe Italia ishin pjesmarrëës në këtë festival. Grupi i Malit të Zi u përfaqësua nga shqiptarët e Tuzit. “Ne jemi këtu për herë të dytë, kemi qenë para 6 vitesh për mua është hera e parë. Është kënaqësi të jesh në Korçë, atmosfera është fantastike ndërsa ne kemi sjellë kostume tradicionale të Veriut të Bullgarisë”. “Maska që ne kemi sjellë është çaji,…
Gjatë ditës së djeshme në Stacionin Policor të Gostivar është paraqitur një rast aksidenti në rrugën Mavrovë – Dibër. Siç njoftojnë nga policia, aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Zhirovnicë. Automjetit “Alfa” me tabela të Gostivarit e drejtuar nga R.H nga fshati Negotinë është ka dalë jashtë rrugës dhe është rrokullisur. “Në aksident ka marrë lëndime të rënda trupore bashkëudhëtarja V.I nga fsahti Çegran, ndërsa shoferi ka marrë lëndime trupore që u konstatuan në spitalin e Gostivarit”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/ Aksident në rrugën Mavrovë – Dibër, lëndohet një grua appeared first on Telegrafi.
Efektivët e policisë duhet të deklarojnë nëse kanë pasur apo jo kontakte me persona të inkriminuar. Për këtë, atyre u është vënë në dispozicion formulary i dytë i siguruar nga gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj, që duhet të plotësojnë dhe të tregojnë të dhënat personale dhe nëse kanë komunikuar me personazhe të krimit në mënyrë direkte ose përmes teknologjisë dhe nëse kanë pranuar ose jo dhurata dhe favore të tjera. Çdo efektiv që vërtetohet se ka gënjyer do përjashtohet nga radhët e policisë. Ky është formuari i dytë për policinë pas atij të vetëdeklarimit për aplikacionet Sky dhe Encrochat…
Kombëtarja e Shqipërisë, të shtunën ka arritur në Gjermani, ku do të marr pjesë në Kampionatin Evropian i cili nis me 14 qershor. Pasi ateruan në aeroportin e Dusseldorfit, kuqezinjtë kanë udhëtuar drejt kampin bazë “SportCentrum Kaiserau”, ku do të qëndrojë gjatë Euro 2024. Aty djelmoshat e kombëtares shqiptare u pritë në mënyrë fantastike nga tifozë të shumtë duke iu dhënë mbështetje të madhe. Autoritet lokale të Kamenit kishin organizuar një ceremoni, ndërkohë të pranishëm ishin edhe shumë fëmijë dhe familje të komunitetit shqiptar. Shqipëria ndeshjen e parë e zhvillon me 15 qershor kundër Italisë, derisa do të luaj edhe…
Ramë Lahaj koncert në Shirokë, mbrëmje magjike me zërin e tenorit kosovar dhe miqve të tij
Nën perëndimin e diellit dhe magjisë së brigjeve të liqenit të Shkodrës, zëri brilant i tenorit me famë botërore Rame Lahaj, i dhuroi kryeqëndrës së veriut një mbrëmje të vecantë artistike. Koncerti “Rame Lahaj & friends” ngjiti në skenë mysafirët special Alessandro Safina dhe Adhurim Grezda të cilët përformuan sebashku kryeveprat e muzikës klasike shqiptare dhe ato botërore. “Është hera e parë që vij këtu dhe vendi është i bukur. Publiku ishte fantastik. Jam shumë i lumtur. Këto dite isha në Shkodër dhe jam ndjerë shumë mirë, pertej pritshmerive që kisha. Do të kthehem serish, tashme per pushime. Me Ramen…
Irani ka bërë të ditur emrat e gjashtë kandidatëve – kryesisht konservatorë – për zgjedhjet presidenciale të 28 qershorit. Zgjedhjet do të mbahen për të zëvendësuar presidentin Ebrahim Raisi, i cili ka vdekur si pasojë e rrëzimit të një helikopteri. Kandidatët e prezantuar nga Ministria e Drejtësisë janë përzgjedhur prej 80 personave që kanë aplikuar. Përzgjedhjen e ka bërë Këshilli i Gardianëve, trup që mbikëqyr zgjedhjet në Republikën Islamike. Në mesin e kandidatëve është kryetari i Kuvendit, Mohammad Bagher Ghalibaf dhe ish-negociatori për çështje bërthamore, ultrakonservatori, Saeed Jalili. Në listë është vetëm një kandidat reformist, Massoud Pezeshkian, aktualisht deputet në…
Në Kongresin e sotëm llogaridhënës të LSDM-së u analizuan rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë dhe shefi i Shtabit Zgjedhor, Mile Zeçeviç e prezantoi Raportin për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024 dhe u hap debat në lidhje me raportin. Për shkak të vëllimit të Raportit që përfshin pjesë politike, operative por edhe analitike, degët e LSDM-së kërkuan kohë për ta analizuar dhe të deklarohen. Propozimi u mbështet nga shumica e delegatëve të pranishëm dhe u vendos të përfundojë puna në Kongres dhe t’u jepen kohë degëve që ta analizojnë Raportin. Kongresi i LSDM-së…
Detaje të reja bëhen me dije në lidhje me grupin criminal që trafikonte emograntë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së. Mësohet se hetimet kanë filluar që në vitin 2020 nga Prokuroria e Tiranës, e cila ka shpallur moskompetencën dhe dosja I ka kaluar më pas SPAK. Organizator kryesor i të gjithë rrjetit mësohet se është Bashkim Sula i cili është në mesin e 26 personave të arrestuar. Ndërkohë, Njazi Ademaj, po ashtu i arrestuar, kishte rol për gjetjen e qytetarëve që u duheshin dokumente false. Për sa i përket Xhelal Krasniqit sipas hetimeve rezulton se është personi që në Kosovë…
Më shumë dua të jetoj marrëdhënie plot aventura dhe pasion. Ata duan të përjetojnë momente që do të mbeten përgjithmonë në kujtesën e tyre. Disa shenja të zodiakut mund t’i ofrojnë, pasi ato janë të famshme për emocionet e tyre intensive, ndërsa të tjerat njihen si më… A ju shkon mendja se kush mund të jetë? Demi Durim, durim, durim. Me aq sa mundesh. Demi është mjaft i kujdesshëm, për t’u shprehur duhet të ndiejë besim, më pas të ndihet rehat, më pas të jetë në një vend që i pëlqen, pastaj të dijë që ju pëlqen, e kështu me…
Qindra miliona qytetarë nga 20 vende të bashkimit europian po votojnë sot në ditën e fundit të zgjedhjeve të përgjithshme të bllokut. Procesi maratonë që nisi të enjten me votimin në Holandë po vijon sot në pjesën më të madhe të shteteve, përfshrë gjermaninë, francën, italinë belgjikën poloninë dhe të tjerë. Këto zgjedhje po konsiderohen si shumë të rëndësishme për shkak të zhvillimeve në kontinentin evropian por edhe më gjerë. Grupi më i madh i qendrës së djathtë në Evropë, Partia Popullore Evropiane, pritet të ruajë shumicën në gjithë vendet e bllokut, megjithëse partitë e të djathtës ekstreme po synojnë…