Author: shqiperia
Eksperti për çështjet vendore Agron Haxhimli thotë se vendimi për të rritur pagat dhe në pushtetin lokal është një lajm i mirë, pasi motivon punonjësit. Por çdo rritje page duhet të shoqërohet me produkutivitet, në të kundërt do të ishte thjesht një kosto më shumë për buxhetin. I ftuar në emisionin E-ZONE në Vizion Plus, Haxhimali tha se ka nevojë të ofrohet edhe siguri për vendin e punës në administratën publike. “Nëse këto janë punësime, do të jenë sezonale, periodike, një herë në dy vjet për zgjedhjet vendore dhe një herë në dy vjet për zgjedhje parlamentare, nuk do të…
Mungesa e fuqisë punëtore ka prekur të gjitha hallkat e administratës dhe biznesit, por në disa zona ky fenomen është edhe më shqetësues. Në Bashkinë Shijak prej dy vitesh janë 20 vende të lira pune, të cilat nuk po joshin askënd për aplikim. Kreu i bashkisë Elton Arbana gjatë një interviste për emsionin E-ZONE në Vizon Plus tha se insitucioni që ai drejton është në nevojë për inxhinier ndërtimi, pasi ata që kanë qenë janë larguar drejt bashkive që kanë paga më të larta por dhe në sektorin privat. “Ne kemi prej dy vitesh që hapim dhe rihapim procedurat për…
Pikëpyetjet e reformës së pagave, a do të ketë shkurtime të vendeve të punës në 61 bashkitë?
Projekti i ristrukturimit të 61 bashkive, pjesë e të cilit është edhe reforma e pagave për punonjësit vendor, ka shtuar ethet mes punonjësve për shkrutim të mundshëm të vendeve të punës. I pyetur për këtë çështje, ministri Arbian Mazniku dha këtë përgjigje. “Nuk jemi duke biseduar për shkurtime punonjësit në mënyrë specifike në këtë moment. Kjo është një çështje e autoritetit të bashkive. Çfarë po diskutojmë aktulisht është ristukturimi, se si duhet të ndahen funksionet brenda bashkive. Kemi parë ogranigramën në 61 bashki dhe kemi gjetur mbivendosje funksionesh”, tha Mazniku në Vizion Plus me moderatoren Rajmonda Lajthia Por një gjë…
Pas një periudhe dyvjeçare, Komuna e Tetovës ka marrë një hap për të adresuar problemin e qenve endacak duke shpallur tender për të gjetur një kompani e cila që do të merret me këtë çështje. Nga komuna thonë se një kompani e cila ka aplikuar, ka ofruar çmimin më të volitshëm ajo është ANA AGRO e cila do të ketë në dispozicion rreth 3 milionë denarë, për të trajtuar qentë endacakë. “Nga Sektori financave më informuan se ka përfunduar tenderi dhe një kompani ka fituar tenderin me çmim më të volitshëm për trajtimin e qenve endacakë, por deri ditën e…
Grafiku/ Mazniku tregon profilet: Kush përfiton rritje page në bashki, kategoria që përjashtohet
Qeveria ka njoftuar se do të ketë rritje page për adminsitratën në muajin korrik, por pushteti lokal duket se nuk do të përfitojë në të njëjtën kohë. Arbian Mazniku sqaron në emisinin E-ZONE me moderatoren Rajmonda Lajthia se skema që do të aplikohet është gati, dhe pritet të marrë vulën nga qeveria gjatë këtij muaji, por më pas janë këshillat bashkiakë që do të përcaktojnë nivelet e pagave të tyre. Por kush do të përfitojë rritje page? “Të gjitha ata që kanë statusin e nënpunësit civil që në njësitë vendore ne mendojmë se janë 8500-9000 persona që do të kenë…
Sipas Hulumtimit më të ri të Institutit për Hulumtime Politike në Shkup, dy e treta e qytetarëve mendojnë se Maqedonia e Veriut ka arsim jo cilësor. Sipas kësaj ankete, 69.7% e qytetarëve mendojnë se arsimi në vend është jo cilësor, ndërkaq 26.8% janë të mendimit se vendi ka arsim cilësor. Në krahasim me hulumtimet e 5 viteve të fundit, percepcioni është shumë më negativ. Nëse në vitin 2019 47.4% kanë pasur mendim se kemi arsim jo cilësor, në vitin 2023 kjo përqindja ka qenë 57.3%, ndërsa tani arriti rekordin prej 69.7 për qind, përcjell Telegrafi. Arsyet për procesin e…
Carlos Alcaraz është kampioni më i ri në French Open. 21-vjeçari padyshim që është tenisti i së ardhmes, pasi tani e shton në raftin e tij edhe titullin e “Roland Garrosit”. Kujtojmë që Alcaraz ka fituar edhe dy tituj tjerë të Grand Slamit, si Wimbledon gjatë vitit 2023 dhe US Open gjatë vitit 2022. Në anën tjetër, për Zverev kjo ishte finalja e dytë si humbës në Grand Slam, pasi edhe në vitin 2020 u mposht në US Open. The moment Carlos Alcaraz won his first Roland-Garros title #RolandGarros pic.twitter.com/a57JqQMJ1O — Roland-Garros (@rolandgarros) June 9, 2024 Carlos…
Legjenda portugeze, Luis Nani, raportohet se është në negociata të avancuara me skuadrën shqiptare Gostivari. Të paktën kështu shkruan mediumi maqedonas “Makfudbal” që raporton se gjithçka është pranë përfundimit, me lojtarin që ka marrë një ofertë të mirë financiare dhe po konsideron seriozisht ta pranojë ofertën. Ditëve në vijim, Nani do të vendos nëse do ta pranojë ofertën e Gostivarit, që do ta rriste padyshim nivelin e ligës së Maqedonisë të Veriut në tjetër nivel. Portugezi ka bërë histori duke qenë lojtar i Manchester Unitedit, ndërsa ka luajtur edhe për klube si Fenerbahce, Valencia, Sporting Lisbon, ndërsa së fundmi ishte…
Presidentja Gordana Siljanovska i nënshkroi Ligjin për riorganizimin e ministrive, i cili u miratua në kuvend të shtunën rreth orës tre të mëngjesit nga 88 deputetë. “Më lejoni t’ju njoftoj se kam nënshkruar dekretin për shpalljen e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, i cili u votua dje në Kuvend me 88 vota “pro””, ka shkruar presidentja në Facebook. Ajo ka sqaruar se bëhet fjalë për një ligj që merret me shumicë prej dy të tretash, të cilin presidenti, sipas nenit 75, paragrafi (4), është i detyruar ta nënshkruajë, gjegjësisht…
Gjykata e Posaçme ka përfunduar vlerësimin për masat e dhëna për 32 personat e grupit kriminal që krijonte dokumente false për shqiptarët që donin të shkonin drejt vende të BE apo SHBA-së.Gjykata kishte vendosur 26 arreste në burg dhe për 6 të tjerë arrest shtëpie. Masa e sigurisë ka ndryshuar vetëm për dy prej tyre, Arnold Shakut, nga arrest me burg në arrest shtëpie, për shkak të gjendjes shëndetësore dhe për Besnik Lumajn ndryshoi masa nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje. Operacioni ‘Nomada’ goditi grupin e strukturuar kriminal që merrej me trafikun e qënieve njerëzore, ndërkohë 5 persona të tjerë…