Author: shqiperia
Historia më prekëse e ditës vjen nga një plazh në Brazil dhe flet për një pinguin Magelanik i cili noton 8000 kilometra çdo vit për t’u takuar me njeriun që i shpëtoi jetën. Joao Pereira de Souza, 71 vjeç, është një murator dhe peshkatar në pension, i cili jeton në një fshat jashtë Rio de Zhaneiros. Ai e gjeti pinguinin e vogël mes shkëmbinjve të një plazhi lokal në vitin 2011, të mbuluar me katran dhe duke vdekur. Joao pastroi vajin nga pendët dhe e ushqeu me një dietë të përditshme me peshq. Pas një jave, ai u përpoq të…
Pasi mandatarin për formimin e qeverisë të enjten e mori mandatari Hristijan Mickoski, ndërsa natën e premte dhe të shtunë në Kuvend kaluan ndryshimet në Ligjin për riorganizimin e administratës shtetërore, po rrjedhin afatet për formimin e qeverisë së re. Gjatë marrjes së mandatit, Mickoski njoftoi se qeveria e re do të formohet së shpejti dhe sipas pritjeve të tij do të formohet para afatit ligjor. Synimi kryesor i qeverisë, siç tha ai, do të jetë që të merret me reformat, të paralajmërojë ecurinë e gjërave në ekonomi, cikël të fortë investimesh, përmirësimin e kushteve në shëndetësi, arsim, bujqësi. “Jam…
Nata e “dramës” zgjedhore në Evropë mbyllet nga “bomba” e Macron! Fredi Beleri zgjidhet eurodeputet
Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka thirrur zgjedhje të parakohshme parlamentare pasi u mund nga e djathta ekstreme në zgjedhjet evropiane. Macron e bëri njoftimin pas humbjes ndaj rivalëve të tij Marine Le Pen dhe Jordan Bardella dhe partisë së tyre Rally National. Por përtej Francës, historia më e gjerë e maratonës katër-ditore të votimit në Evropë u përkiste me të vërtetë partive të qendrës së djathtë. Ata forcuan shumicën e tyre në Parlamentin Evropian, me fitoret në Gjermani, Greqi, Poloni dhe Spanjë, dhe bënë përparime të rëndësishme në Hungari, kundër kryeministrit dominues prej kohësh Viktor Orban. “Është e vërtetë se ekstremet në të majtë dhe…
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e hënë më 10 qershor, një vizitë në Prishtinë, Kosovë, me rastin e 25 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës. Në nisje të vizitës, Kryeministri Rama do zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Më pas, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, dedikuar këtij përvjetori, që mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, si dhe të vendeve aleate, të cilat patën një rol thelbësor gjatë viteve të luftës në Kosovë. Kryeministri Rama do t’i adresohet një prej…
Policia e Shtetit ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të protestës të kërkuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”. Protesta do të zhvillohet ditën e sotme, më datë 10 qershor 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës. Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, sot, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerohet përdorimi i rrugëve rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti me diell dhe shumë i ngrohtë. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor dhe jugperëndimorë. Pasdite do të ketë kushte për reshje lokale të shiut dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 30 deri në 37 gradë. Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe shumë i ngrohtë. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 37 gradë Celsiusë. The…
Horoskopi për ditën e sotme, 10 qershor 2024
Dash Pozita planetare ju sheh ende duke luftuar dhe nervozë. Kjo intolerancë ka të bëjë mbi të gjitha me marrëdhëniet: dashurinë, familjen, miqësitë, marrëdhëniet me kolegët. Shqetësimi ndihet dhe rëndon ditët tuaja, por nuk kuptohet qartë se nga vjen, prandaj përpiquni t’i shkoni deri në fund. Sa më shpejt ta kuptoni këtë, aq më shpejt do të dilni nga kjo situatë. Demi Ju jeni piterpanë të përjetshëm. Ktheni sytë nga vetja e përpiquni të merrni përgjegjësitë që ju takojnë. Pyeteni mirë veten se cila është e ardhmja që dëshironi apo jeta që ëndërroni. Filloni të mendoni për këto gjëra dhe…
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Laç- Fushë Mamurras. Policia njofton se automjeti me drejtues shtetasin K. M., dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse të rrugës. Si pasojë e përplasjes, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i automjetit, shtetasi K.M., 43 vjeç, bunues në Bushnesh, Krujë. Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./vizionplus.tv
Një person mbeti i plagosdur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Ndue Preka është plagosur në këmbë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në kujdesin e mjekëve në spital. I plagosuri sipas raportimeve po lëvizte në këmbë kur është qëlluar nga persona të paidentifikuar. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.vizionplus.tv
Java pritet të jetë kryesisht në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme dhe të nxehta. Nga dita e hënë dhe deri ditën e mërkurë vendi ynë prite të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare. Ditën e enjte pritet që vendi ynë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe pas orëve të mesditës mot me kthjellime. Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në veri dhe qendër të vendit. Në orët e mesditës…