Author: shqiperia
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë vonë në Shkup. Sipas informacioneve të TV21, një BMW me targa të Shkupit është përplasur në shtyllë në bulevardin Boris Trajkovski në Kisella Vodë. Sipas informacioneve fillestare, shoferi i cili drejtonte veturën ka pësuar lëndime të rënda dhe me urgjencë është transferuar në klinikat e Shkupit. Për momentin nuk ka të dhëna shtesë për gjendjen e tij shëndetësore. Zjarrfikësit kanë marrë pjesë në shpëtimin dhe nxjerrjen e shoferit, i cili për shkaqe të panjohura ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga bulevardi. Policia ka kryer kontroll në vendngjarje, ndërsa sot…
Gjykata e Apelit do të vendosë sot në orën 10:00 për fatin e partisë më të madhe opozitare në vend. Gjyqtaret Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro do të përcaktojnë nëse kryetari i Partisë Demokratike do të jetë Sali Berisha apo Lulzim Basha, pra se kujt prej tyre do i takojë vula e partisë. Odisea e betejës gjyqësore për kryetarin e PD nisi në 11 dhjetorin e vitit 2021 kur Sali Berisha mblodhi Kuvendin Kombëtar, shkarkoi Bashën nga detyra e kryetarit dhe zgjodhi strukturat e reja drejtuese. Berisha fitoi betejën në Gjykatën e Shkallës së Parë, por humbi në…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, nga drejtimi jugperëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 30 deri në 39 gradë. Në Shkup, moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe shumë i ngrohtë dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugperëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 35…
Rama ndan pamjet nga rruga e re Orikum-Dukat: I shërben fluksit turistik dhe shkurton distancat
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke ndarë një video në rrjetin social Facebook nga rruga e re panoramike Orikum-Dukat. Kryeministri Rama, shkruan se përmes këtij investimi, do të stabilizohet fluksi turistik por edhe do të ketë shkurtime të distancave mes plazheve të jugut. “MIRËMËNGJES dhe me rrugën panoramike Orikum-Dukat, një investim infrastrukturor që i shërben flukseve turistike të këtij sezoni, duke lehtësuar trafikun dhe shkurtuar distancat për në plazhet e bukura të jugut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./vizionplus.tv
Blero thotë se ruan raporte të mira me Teuta Krasniqin: Kam komunikim shumë të mirë edhe me Adonisin
Blero Muharremi kohëve të fundit ka qenë shumë i komentuar për lidhjet e tij të mëparshme. Ai bëri bujë të madhe me paraqitjen në ‘podcast’-in e Afrona Dikës, me të cilën u nda rreth dy vjet më parë. I ftuar në ATV, artisti i njohur ka folur edhe për raportet me gruan e tij të parë, aktoren Teuta Krasniqi. Këngëtari thekson se ka raporte të mira edhe me partnerin e saj dhe vajzën, duke shtuar se i respekton dhe se nuk ka ndonjë të keqe prej tyre. “Kam komunikim shumë të mirë edhe me martesën e parë, edhe me Adonisin…
Krahu i ashpër konservator i Iranit kontrollonte çdo levë të pushtetit në këtë vend, gjatë presidencës së Ebrahim Raisit. Pavarësisht vdekjes së tij në një aksident me helikopter, muajin e kaluar, dominimin pritet ta ruajë po i njëjti krah. Këshilli i fuqishëm i Gardës miratoi gjashtë kandidatë për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 28 qershor. Pesë prej tyre janë të linjës së ashpër konservatore dhe vetëm një është reformist. “Siç edhe pritej, regjimi iranian nuk është i gatshëm të marrë ndonjë rrezik në zgjedhjet e ardhshme dhe të lejojë një skenar që, potencialisht, do ta sfidonte dominimin e…
Dita e martë parashikohet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti do të jetë me vranësira kalimtare dhe alternime kthjellimesh. Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet. Nga ana tjetër, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 20 / 28 °C; në vendet e ulëta: 18 / 31 °C; në vendet malore: 15 / 29 °C./vizionplus.tv
“Tensione në çift, beqarët të përgatiten për takime”, horoskopi për ditën e sotme, 11 qershor 2024
Dashi Këto ditë nuk do ta keni më mbështetjen e Venusit. Mes jush dhe partnerit mund të lindin tensione. Edhe në aspektin profesional java do të jetë e lodhshme, kur Hëna do të kthehet në pozicion të pafavorshëm. Për fat, situata do të përmirësohet në favor të miqësive. Demi Planeti Venus do të kthehet në pozicion të favorshëm për ju. Pritet që të përjetoni ndjenja të fuqishme dhe çaste të mbushura me pasion. Kurse për sa i përket aspektit profesional, ju intereson t’i bëni mirë gjërat. Mërkurin do ta keni aleat dhe do t’ju ofrohen mundësi të shumta. Kujdes me…
Një telefonatë ka alarmuar polcinë mbrëmjen e sotme. Një qytetar ka deklaruar se në zonën e ish-ekspozitës është dëgjuar një shpërthim, që dyshohet tritol, në një gropë ndërtimi. Pas marrjes së telefonatës, polciia ka shkuar menjëherë në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje. “Më datë 10.06.2024, rreth orës 22:10, në rrugën “Myslym Shyri”, ngjitur me fushat e tenisit, në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në…
Zëvendëskryeministri i parë për çështje evropiane sonte mori pjesë në hapjen e Forumit Energjetik të Maqedonisë MEF 2024, i cili këtë vit mbahet për të 7-tën herë. Sesioni i hapjes së sonte të forumit me titull “Dekodimi i Dekadës” iu kushtua rëndësisë së Procesit të Berlinit në aspektin e bashkëpunimit rajonal, krizës energjetike dhe tranzicionit drejt energjive të rinovueshme. Në fjalën e tij, zëvendëskryeministrja Mariçiq iu referua rëndësisë së procesit të Berlinit, i cili rriti ndjeshëm bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe rajonit. “10-vjetori i procesit të Berlinit duhet të na japë një nxitje për të bërë më shumë…