Author: shqiperia
Një foshnjë dhjetëmuajshe është dërguar dje në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës me simptoma të helmimit nga ilaçet, konfirmuan nga SPB Kumanovë. “Dje në orën 11:40 në SPB Kumanovë, nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës është raportuar se tek ata është sjellë një foshnjë dhjetëmuajshe nga Kumanova, e cila ishte helmuar me ilaçe. Është zhvilluar një bisedë zyrtare me mjekun dhe prindërit, si dhe është informuar prokurori publik për ngjarjen”, kumtoi SPB Kumanovë. Nga spitali konfirmuan se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore. SPB Kumanovë, po punon për zbardhjen e rastit, i cili është i dyti në më pak…
15 zjarre janë regjistruar në 24 orët e fundit, prej të cilëve 7 janë aktiv ndërsa të tjerët janë shuar ose janë nën kontroll. Aktiv janë zjarret në në komunën e Vasilevës, Radovishit dhe Berovës, në territorin e Komunës së Prilepit dhe Kavadarit, si dhe në territorin e Makedonski Brodit. Sipas drejtorit për Mbrojtje dhe Shpëtim, terreni më i vështirë është në malin Goten. Mbrëmë në këtë zonë zjarri është vënë nën kontroll dhe është shuar pothuajse plotësisht, por erërat e kanë aktivizuar përsëri. “Është vënë nën kontroll të plotë, fatkeqësisht në disa vende zjarri tregon shenja të djegieve së…
E ardhmja e Jack Grealish duket gjithnjë dhe më lart Manchester City-t. Sulmuesit i është bërë e ditur se duhet të gjejë një skuadër të re, pasi nuk bën pjesë në planet e stafit teknik. Pavarësisht shumës së madhe të shpenzuar në vitin 2021 për ta afruar nga Aston Villa, “qytetarët” janë gati ta lënë të largohet, qoftë edhe në formë huazimi. Për momentin janë dy klube nga Premier League, që kanë shprehur interes serioz për shërbimet e sulmuesit anglez. Bëhet fjalë për West Ham dhe Everton, klube që kanë kontaktuar City-n, për të marrë Grealish. Javët e ardhshme pritet…
Sot në Kuvend, ndër të tjera, në rend të ditës do të jenë edhe ndryshimet në Ligjin për Punë të Brendshme dhe Ligjin për Policinë. Më kontestuesi në këto ndryshime është Neni 19 i Ligjit për policinë, i cili po fshihet në tërësi. “Një oficer policie të cilit i ndalohet me vendim të formës së prerë të kryejë detyra të caktuara nga punësimi i tij ose nëse i është shqiptuar një masë mbrojtëse ose sigurie, për shkak të së cilës nuk mund të kryejë detyra për më shumë se gjashtë muaj ose do të duhet të mungojë nga puna për…
Me 71 vota pro, deputetët në Kuvendit të RMV-së mbështetën interpelancën ndaj kryeprokurorit publik, Ljupço Kocevski të paraqitur nga “E Majta”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Seanca miratoi gjithashtu një përfundim ku thuhej se pretendimet në interpelancë janë të bazuara. Deputetët e LSDM-së e braktisën sallën dhe nuk morën pjesë në votim pasi më parë njoftuan qëndrimin e tyre se interpelanca nuk ka pasoja ligjore dhe se Prokuroria duhet të jetë e pavarur. Prokurori Kocevski nuk mori pjesë në seanca, dhe më parë iu përgjigj me shkrim pretendimeve në interpelancë dhe tregoi se pretendimet në të janë të pabazuara dhe të përgjithshme,…
Prokurorja Lençe Ristoska, e cila ishte një nga tre kandidatët në listën e propozuar për gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg (GJEDNJ), i bëri thirrje Qeverisë të thotë se cilët kandidatë nuk i plotësojnë kushtet në mënyrë që të anulojë listën e propozuar. Në të njëjtën kohë, Ristoska po reagon edhe ndaj formimit të një komisioni të ri për të propozuar një gjyqtar në GJEDNJ. “Po ndjek zhvillimet rreth vendimit të Qeverisë për të krijuar një komision të ri që duhet të vazhdojë procedurën për emërimin e një gjyqtari në Gjykatën Evropiane të të Drejtave…
Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, këmbëngul se Ardon Jashari dëshiron t’i bashkohet Rossonerëve “me çdo kusht”, por gjigantët e Serie A “nuk duan të ofrojnë shumë”. Milani mbetet në garë për talentin zviceran Jashari, por oferta e tyre e fundit me vlerë 33.5 milionë euro plus bonuse u refuzua nga Club Brugge. “Nuk duam të ofrojmë shumë, por ai dëshiron të vijë me çdo kusht,” tha presidenti Scaroni të martën, sipas Calciomercato.com. Scaroni iu përgjigj shpejt një pyetjeje nga një gazetar në Lega Serie A në Milano, përpara një takimi me presidentë të tjerë të Serie A. Gjatë të njëjtit…
Nga Enti Shtetëror për Statistikë njoftuan se neto-paga e paguar mesatare në maj të këtij viti ishte 45.796 denarë, që është 11 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. I pyetur për këtë statistikë, kryeministri Hristijna Mickoski tha se kjo nuk mjafton dhe se si qeveri po punojnë që paga mesatare të jetë edhe më e madhe. “E para që dua të them është se edhe kjo nuk mjafton, se duhet të jetë edhe më e madhe paga mesatare dhe në atë drejtim vazhdojmë të punojmë si qeveri. Por vetë fakti që edhe…
OBRM-PDUKM, partia me numrin më të madh të deputetëve në Kuvend, do të mbështesë interpelancën e paraqitur nga “E Majta” për prokurorin publik republikan, Ljupço Kocevski, njoftoi koordinatori i grupit parlamentar të partisë, Nikolla Micevski. “Pavarësisht dallimeve thelbësore dhe serioze që ekzistojnë midis OBRM-PDUKM-së dhe partisë politike “E Majta” veçanërisht në aspektin e kursit të tyre politik dhe bashkëpunimit me LSD, angazhimi ynë për një luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet i vendosur, konsistent dhe i qartë. Kjo luftë nuk duhet të varet nga llogaritjet politike ose nga partnerët aktualë në opozitë ose qeveri. Kjo luftë…
MPB njofton se është parashtruar kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari për shkak se dyshohet se ka kryer veprat penale “punë e pakujdesshme në shërbim” dhe “rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina”, përcjell Telegrafi Maqedoni “DPB Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër F.D. (51) nga fshati Sërbicë i Kërçovës, kryetar i komunës së Kërçovës, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “punë e pakujdesshme në shërbim” dhe “rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina”. Ai, duke vepruar me pakujdesi në kryerjen e detyrimeve të tij ligjore dhe duke mos ushtruar mbikëqyrjen e…