Author: shqiperia

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë informon fluturimin e tretë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që njëkohësisht paraqet fluturimin e pestë të organizuar për evakuimin e shtetasve të Maqedonisë nga vendet e prekura në Lindjen e Mesme. Sipas MPJ-së, aeroplani pritet të aterojë në orët e mbrëmjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Më herët, fluturimet janë realizuar edhe nga Sharm El-Sheikh dhe Rijadi, gjersa ky i fundit nga Dubai. Deri në këtë moment janë paraqitur gjithsej 147 udhëtarë, prej të cilëve 119 janë shtetas të Maqedonisë, ndërsa 28 janë shtetas të huaj. Me realizimin e fluturimit të sotëm, numri…

Lexo më shumë

UNDP do të ndihmojë Qytetin e Shkupit në tre projekte të rëndësishme.“Projekti i parë përfshin rivlerësim të pasurive të paluajtshme në Komunën Qendër, një pilot projekt që do të mundësojë krijimin e një sistemi modern, digjital dhe plotësisht funksional të taksës së pronës. Kjo do të thotë transparencë më e madhe, mbledhje më efikase dhe stabilitet fiskal më të fortë në nivel lokal. Projekti i dytë është mbështetje për organizimin e konferencës së parë ndërkombëtare, me të cilën Shkupi bën hapin e parë të madh drejt realizimit të vizionit – Shkupi si Kryeqyteti Evropian i Kulturës në vitin 2028”, njoftoi…

Lexo më shumë

Një grua 47-vjeçare nga rajoni i Tetovës ka raportuar në polici se është mashtruar me 550 euro nga një person i cili është paraqitur si përfaqësues i një kompanie mobiljesh.Sipas raportit, më 16 mars në orën 13:00 në Departamentin e Policisë së Tetovës, ajo ka deklaruar se gjatë shkurtit kishte kontaktuar S.S. nga fshati Haraçinë i Shkupit nëpërmjet një rrjeti social, me të cilin ishte marrë vesh të porosiste mobilje.Pasi janë takuar, ajo ia ka dhënë paratë si kapar, por shërbimi nuk është kryer dhe personi më vonë është bërë i paarritshëm në telefon. Policia po merr masa për sqarimin…

Lexo më shumë

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët se është kryer përshtatja vjetore e çmimeve maksimale të barnave për vitin 2026, në përputhje me metodologjinë në fuqi për formimin e çmimeve.”Çmimet e barnave janë një instrument kyç për të siguruar terapi të përballueshme për qytetarët dhe qëndrueshmëri të sistemit të kujdesit shëndetësor, prandaj përcaktimi i tyre është një vendim strategjik me ndikim të drejtpërdrejtë në shpenzimet publike të kujdesit shëndetësor”, shpjegon Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.Bazuar në analizat dhe negociatat, janë përcaktuar ulje të çmimeve maksimale të barnave aty ku ekzistojnë tregues të përshtatshëm të tregut.Vendimet me çmimet e reja maksimale të reduktuara…

Lexo më shumë

Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, tha se situata e sigurisë në Maqedoninë e Veriut është e qëndrueshme dhe institucionet po e ndjekin nga afër situatën në rajon dhe më gjerë, veçanërisht për shkak të zhvillimeve aktuale gjeopolitike.Ai tha se vendi është në koordinim të vazhdueshëm me aleatët e NATO-s dhe se shërbimet e sigurisë shkëmbejnë rregullisht informacione me vendet partnere. Sipas tij, për momentin nuk ka indikacione për kërcënim të sigurisë së vendit dhe se institucionet mbeten vigjilente dhe të gatshme të reagojnë nëse paraqiten rreziqe.“Anëtarësimi në NATO është faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë e Maqedonisë. Aleanca siguron…

Lexo më shumë

Procedurat ligjore për licencat e sigurimit dhe detyrimet e sigurimit privat ishin në fokus të seancës së sotme për zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçani.Dëshmoi kryetarja e Odës së Sigurimit Privat, Verica Milevska-Stefanovska. Ajo sqaroi se Ministria e Punëve të Brendshme lëshon leje mbi bazë të kritereve të rrepta ligjore dhe se licenca është e detyrueshme për çdo punonjës.Për sigurim fizik nevojiten të paktën 15 persona, ndërsa kontratat me shfrytëzuesit duhet të jenë në formë të shkruar, përndryshe janë të pavlefshme. Në rast angazhimi të më shumë se pesë personave, është i detyrueshëm një plan sigurimi që dorëzohet në polici.Sigurimi…

Lexo më shumë

Aco Ristov, një inxhinier elektrik i diplomuar me përvojë të gjerë në menaxhim në sektorin e energjisë, hidroenergjinë, furnizimin me ujë, trajtimin e ujit, minierat dhe sistemet e infrastrukturës, është propozuar për kryetar të ri të Komisionit Rregullator për Energjetik. Emërimi i tij vjen pas dorëheqjes së kryetarit të mëparshëm, Marko Bislimoski.Ristov sot mori mbështetjen e shtatë anëtarëve të Komisionit parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet, me dy vota “kundër” dhe asnjë abstenim. Propozimi për emërimin e tij duhet të konfirmohet në një seancë plenare.Ristov, i cili është me origjinë nga Radovishi, shërbeu gjithashtu si kryetar i kësaj komune nga nëntori…

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes në RMV është plotësisht transparente me publikun për situatën e plotë në Ushtri dhe ne gjithmonë informojmë për këtë me fakte të aktiviteteve në të cilat ftohen të gjitha mediat pa përjashtim. Kjo nuk është një fushatë PR, por për informimin e publikut dhe qytetarëve, paratë e të cilëve investohen në mbrojtje, thonë nga Ministria pasi kryetari i Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesionalë, Aleksandar Naskovski, akuzoi se ndërsa po promovohen objektet e rinovuara në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip, ushtarët profesionistë qëndrojnë në rrënoja dhe “asnjë gisht nuk është lëvizur” për 35 vjet.”Infrastruktura në disa nga…

Lexo më shumë

SPB Tetovë, lidhur me hetimet për ngjarjen ku një 19-vjeçare ra nga ballkoni, njofton se në polici është dorëzuar babai i saj 47-vjeçar.”Më 16.03.2026 në orën 21:20, A.A. (47) nga Tetova është paraqitur vetë në SPB Tetovë dhe me të është kryer një bisedë zyrtare në telefon. Gjegjësisht, gjatë trajtimit të ngjarjes së datës 14.03., në të cilën një vajzë 19-vjeçare nga Tetova ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së gjyshit të saj dhe është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup, oficerët e policisë kanë mësuar, përkatësisht është vërtetuar se vajza është keqtrajtuar psiqikisht dhe fizikisht nga…

Lexo më shumë

Ish-kryetari i Komunës së Shkupit dhe deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov, deklaroi sot se në përputhje me statutin e partisë, përjashtimi i një anëtari kryhet nga organizata komunale së cilës ai i përket dhe i bëri thirrje kryetarit të partisë, Venko Filipçe, nëse dëshiron të zbatojë një iniciativë të tillë, të vijë në organizatën në Karposh për të folur me anëtarësinë, të cilën tha se do të përpiqet ta sigurojë që të jetë mjaftueshëm e madhe si për përjashtimin e tij ashtu edhe për largimin e Filipçes. LSDM përjashton nga partia Petre Shilegovin “Nëse e lexojnë statutin, për fat të…

Lexo më shumë