Author: shqiperia

Ligji për mbrojtjen nga duhani do të shqyrtohet në seancë qeveritare të martën e ardhshme, pas së cilës do të procedohet edhe në Kuvend. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, pret që ligji të hyjë në fuqi brenda një periudhe prej rreth një muaji e gjysmë, ku fillimisht, ishte paraparë që ai të zbatohej nga 1 marsi, por hyrja në fuqi u shty për shkak të reagimeve dhe vërejtjeve nga gastronomët.“Mund të ju them se të gjitha çështjet e hapura tani janë mbyllur. Nuk ka mbetur asnjë çështje që lidhet me ligjin që nuk është trajtuar. Shpresoj se brenda dy tre…

Lexo më shumë

Komisioni i Kuvendit për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj e dërgoi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor për procedurë të mëtejshme në Kuvend. Me ndryshimet, përmes një procedure të shkurtuar, propozohet rritja e të gjitha pensioneve për 1.000 denarë nga 1 marsi i këtij viti.Deputetja Angelinka Petkova nga OBRM-PDUKM theksoi se kjo është ndryshimi i katërt i ligjit, dhe pensionistët kanë marrë rritje totale prej 7.000 denarësh në pak më pak se dy vjet.“Me këto ndryshime ligjore parashikohet katërta rritje e të gjitha pensioneve për 1.000 denarë për të gjithë pensionistët që kanë…

Lexo më shumë

Një familje katëranëtarëshe në mars të këtij viti ka pasur nevojë për 67.818 denarë, ose 436 denarë më shumë se muajin e kaluar, për të përmbushur nevojat themelore, tregojnë të dhënat nga Shporta sindikale minimale që e përpunon Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).Sipas LSM-së, me një banesë të marrë me qira prej 60 metra katrorë, shpenzimet themelore për një familje katëranëtarëshe për muajin mars arrijnë në 83.193 denarë.“Rritja e vlerës së shportës minimale sindikale për tre muajt janar, shkurt dhe mars 2026 arrin në 2326.00 denarë”, theksojnë nga LSM-ja.”Përveç kësaj, çmimi i EURODIZEL BS (D-E V) në të njëjtën…

Lexo më shumë

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetai, me rastin e festës së Fitër Bajramit theksoi se kjo ditë përfaqëson një nga gëzimet më të mëdha shpirtërore, pas një muaji përkushtimi, sakrifice dhe forcimi të besimit gjatë Ramazani.Ai nënvizoi se agjërimi nuk ishte vetëm obligim fetar, por dëshmi se besimi jeton përmes veprave, duke nxitur moralin, solidaritetin dhe përgjegjësinë në shoqëri.Në mesazhin e tij, Fetai bëri thirrje për ruajtjen e paqes, shmangien e konflikteve dhe luftimin e dukurive negative si korrupsioni, narkomania dhe dhuna, duke theksuar se vlerat njerëzore duhet të jenë mbi çdo interes tjetër. Ai uroi që besimtarëve t’u…

Lexo më shumë

Prioriteti ynë strategjik i paplotësuar është hapja e negociatave dhe anëtarësimi sa më i shpejtë në Bashkimin Evropian, theksoi Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.Mucunski për “Alsat” theksoi se shteti po ndjek vazhdimisht diskutimin në kuadër të institucioneve evropiane dhe debatet e ndryshme që po zhvillohen.”Sigurisht që po e ndjekim diskutimin, si dhe debatet e ndryshme që ekzistojnë, por në këtë moment prioriteti ynë strategjik, i politikës së jashtme i paplotësuar i shtetit është hapja e negociatave për anëtarësim dhe anëtarësimi sa më i shpejtë i plotë në Bashkimin Evropian”, theksoi ai.Nga aspekti i mënyrës…

Lexo më shumë

Prokurori i ri Publik i Shtetit, Nenad Saveski sot bëri deklaratë solemne në Kuvend, ndërsa para mediave tha se puna e tij do të jetë në përputhje me Kushtetutën, ligjet, dokumentet ndërkombëtare të ratifikuara dhe standardet ndërkombëtare.Saveski falënderoi për mbështetjen dhe qëndrimet korrekte në lidhje me aspektet e tij profesionale.”Kjo është një përgjegjësi e madhe për mua dhe në këtë moment dua t’i thërras të gjithë prokurorët publikë që po bëjnë punën e tyre së bashku me mua ndërsa unë po jap këtë deklaratë. Puna e tyre as nuk fillon dhe as nuk mbaron me mua. Çdo prokuror publik ka…

Lexo më shumë

Njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami në një deklaratë për “Alsat” shprehet i zhgënjyer me reagimin e zëvendëskryeministrit Arben Fetait lidhur me zhvillimet e fundit në koalicion.Kasami porositë Fetain që çdokush që nuk është në frymën e bashkimit, të vlerësojë veprimin e mëtutjeshëm.“Mua më vjen keq për zotëri Fetain, ne kemi vlerësuar punën e tij dhe nuk kemi pritur një reagim të tillë duke e pasur parasysh faktin që VLEN-i ka nisur rrugëtimin e tij dhe duhet të vazhdojë drejtë përmbylljes së këtij procesi.Çdokush që nuk është në këtë frymë, mendoj që duhet të vlerësojë veprimin e mëtutjeshëm politik.…

Lexo më shumë

Maqedonia e Veriut mbetet një vend “pjesërisht i lirë” këtë vit sipas nivelit të lirive civile dhe të drejtave politike, sipas raportit të fundit të “Freedom House”, “Liria në Botë”, i cili i referohet vitit 2025.Ashtu si vitin e kaluar, Maqedonia ka një indeks lirie prej 67 nga 100 të mundshëm.Në raport thuhet se vendi “vazhdon të luftojë me korrupsionin, dhe ndërsa media dhe shoqëria civile marrin pjesë në një diskurs publik të gjallë, gazetarët dhe aktivistët përballen me presion dhe kërcënime”.Renditja e “Freedom House” bazohet në dy kritere, të drejtat politike dhe liritë civile. Të drejtat politike vlerësohen me…

Lexo më shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka kërkuar nga institucionet kompetente të publikojnë listën e kompanive përfituese nga kredia hungareze prej 200 milionë eurosh. Partia thekson se nuk ka transparencë për mënyrën e shpërndarjes së fondeve dhe përfituesit konkretë.Nga BDI thonë se sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, prodhimi industrial ka rënë për 9,4% në janar krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Numri i të punësuarve në sektorin industrial ka shënuar një ulje prej 3,6%.“Rënie plot 9.4% të prodhimit industrial!!! Kush janë përfituesit e 200 milionë Eurove nga kredia hungareze? Duke u bazuar në të dhënat…

Lexo më shumë

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp me kryetaren e Komitetit për Maternitet të Sigurt, Irena Aleksioska Papestiev, dhe shefin e Zyrës së OBSH-së në Maqedoni, Akim Ali, si dhe me përfaqësues të UNICEF-it dhe UNFPA-së, prezantuan rezultatet e raportit më të fundit të Grupit ndëragjencior të Kombeve të Bashkuara për vlerësimin e vdekshmërisë së fëmijëve për vitin 2025. “Sipas rezultateve të raportit, vendi ynë renditet ndër vendet më të suksesshme në nivel global në uljen e vdekshmërisë neonatale dhe të vdekshmërisë së fëmijëve nën moshën pesëvjeçare, duke u njohur si shembull për zbatim…

Lexo më shumë