Author: shqiperia
Prokurori Publik i Shtetit i sapozgjedhur Nenad Saveski do të fillojë zyrtarisht mandatin e tij të ri sot duke bërë një deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. Ai do të bëhet prokurori i nëntë publik i Republikës që nga pavarësia në vitin 1991.Saveski u zgjodh dje në Kuvend me 66 vota “pro”, pas dorëheqjes së Ljupço Kocevskit. Mandati i tij do të zgjasë gjashtë vjet, me mundësi rizgjedhjeje.Nenad Saveski, në një intervistë për AIM-n dhënë para zgjedhjes së tij, tha se nuk do të zbatonte drejtësi selektive sepse për të të gjitha rastet janë të rëndësishme, as nuk…
Policia e ka gjetur drejtuesin e automjetit që më 16 mars goditi një të mitur 11-vjeçare në rrugën “Vasil Gjorgov” në Shkup dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Bëhet fjalë për S.B. nga Shkupi, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.Nga MPB-ja u bë e ditur se pas aksidentit, në orën 16:10, nga Qendra Emergjente e kompleksit spitalor “Nëna Terezë” është raportuar se në spital është sjellë një vajzë me lëndime të rënda trupore. Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ndodhi rreth orës 13:20 në kryqëzimin mes rrugës “Vasil Gjorgov”, rrugës së shërbimeve dhe rrugës “Fronti Popullor”, kur një automjet…
Procesi i unifikimit të VLEN-it tashmë ka hyrë në fazën e vendimeve të guximshme dhe të pakthyeshme thuhet në njoftimin e VLEN-it.Nga atje thonë se ajo që shihej si nevojë politike, sot po merr formë konkrete si rezultat i vullnetit të konsoliduar për ndërtimin e një subjekti të vetëm, të përbashkët dhe përfaqësues.“Vendimi i Alternativës për t’u bashkuar në subjektin e ri politik VLEN vetëm sa e konfirmon atë që tashmë është e qartë për këdo që e ndjek me vëmendje këtë zhvillim. Procesi i unifikimit ka nisur dhe nuk ndalet. Edhe subjektet tjera përbërëse të VLEN-it, si Lëvizja BESA,…
Partia Popullore Evropiane (PPE) është një forcë politike kryesore në Evropë, tha kryeministri kroat Andrej Plenkoviç me rastin e 50-vjetorit të partisë së cilës i përket, Bashkimit Demokratik Kroat. Kryeministri kroat, i cili mbërriti në Bruksel për samitin e BE-së të mbajtur të enjten, mori pjesë gjithashtu në festimin e 50-vjetorit të PPE-së.”Gjatë 50 viteve të fundit, PPE ka qenë një forcë politike kryesore në Evropë, e cila gjithmonë ka qëndruar fort pranë qytetarëve. Përballë sfidave të shumta, ne po ndërtojmë të ardhmen e BE-së mbi parimet themelore të politikës sonë – solidaritetin, prosperitetin, sigurinë dhe një Evropë të respektuar…
Parti e Alternativës mbrëmë mbajti Kuvendin e saj qendror në të cilën morri vendim për shkrirjen e kësaj partie në VLEN.Nga atje njoftojnë se kanë autorizuar kryetarin e saj Beki Sali që të që t’i vazhdojë negociatat për unifikimin e VLEN-it.”Kuvendi Qendror i Alternativës merr vendim që Alternativa të bashkohet në subjektin e ri politik VLEN. Kuvendi Qendror merr vendim që – deri në epilogun e unfikimit të VLEN-it – të pushojnë të gjitha organet e Alternativës. Kuvendi Qendror sugjeron që, para nënshkrimit të marrëveshjes përfundimtare për unifikimin e VLEN-it në një subjekt politik, të detajohen edhe të drejtat dhe…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës.Në vend do të fryjë një erë e fortë nga drejtimi verilindor.Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri 4, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 8 deri 15 gradë celsius./Telegrafi/
Sot në Kuvend në rend dite ishte edhe përzgjedhja e anëtarit të ri të Këshillit Gjyqësor por pas votimit të kryeprokurorit seanca u ndërpre.Seanca pritet të vazhdojë nesër, kur dhe duhet të votohet njëri prej dy kandidatëve të propozuar në komisionin për zgjedhje dhe emërime në Kuvend, Sejfulla Osmani dhe Arbër Isaku.Osmani në karrierën e tij ka punuar si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gostivar, por edhe si avokat dhe profesor universitar, ndërsa Isaku ka punuar në sektorin privat, por edhe në institucione shtetërore, përkatësisht në Qeveri, në Kuvend dhe në Ministrinë e Mjedisit, ku ka ushtruar funksionin e shefit…
Maqedonia ka nevojë urgjente për drejtësi dhe sundim të ligjit. Ka nevojë për një hapje dhe procedim të qartë të rasteve që do të përmirësojnë imazhin e shtetit dhe sistemin prokurorial-gjyqësor, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.“Fatkeqësisht, kjo gjendje e sistemit prokurorial-gjyqësor është një gjendje që nuk u jep besim qytetarëve, një gjendje që i bën qytetarët të mos i besojnë sistemit, më shpesh të ketë padrejtësi se sa drejtësi, dhe atëherë kur ka drejtësi, për shkak të skepticizmit që ekziston te qytetarët, ata pyesin veten nëse është marrë vërtet vendimi i duhur. Nuk është rastësi që nuk…
Në pikat e shitjes së kompanive më të mëdha të naftës në vend si: OKTA, Pucko Petrol, Makpetrol dhe Lukoil, çmimet e derivateve janë për dy denarë më të ulëta nga çmimi maksimal i përcaktuar nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.Ky vendim vjen si rezultat i drejtpërdrejtë i ofertës nga OKTA, e cila u mundësoi tregtarëve furnizim me çmime më të ulëta për dy denarë. Vendimi ishte paralajmëruar më herët nga ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, dhe drejtori i OKTA-s, Dimitrios Passhos, si një masë që do të jetë në fuqi deri në fund të muajit mars.Edhe pse KRRE me dy…
Ministria e Shëndetësisë ka ulur çmimin maksimal për 156 barna origjinale, 174 barna gjenerike dhe 13 barna nga importi ndërhyrës. Ky vendim është përshëndetur nga drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Sasho Klekovski, sipas të cilit, vendimi do të mundësojë që qytetarët të furnizohen me ilaçe me çmim më të lirë.“Me uljen e çmimit maksimal do të ulen çmimet e atyre ilaçeve që nuk janë në listën pozitive, ndërsa nëse ato ilaçe janë në listën pozitive dhe ka dallim ndërmjet çmimit referent dhe atij maksimal do të ulet pagesa shtesë, por zakonisht çmimet referente janë më të ulëta se ato…












