
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave bëri të ditur se nga 1 korriku deri më 31 gusht do të vlejë ndalesa për lëvizje në pyje.
Vendimi vjen pas kërkesës së NP “Pyjet Nacionale” dhe në përputhje me Ligjin për pyje për shkak të rrezikut të zjarreve në hapësira të hapura.
Ndalesa do të zgjasë gjatë gjithë ditës nga 00:000 deri në ora 24:00, në të gjitha hapësirat me të cilat menaxhon ndërmarrja publike.
Në pyje mund të lëvizin personat që posedojnë leje të dhënë nga NP “Pyjet nacionale” dhe Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga ministria theksojnë se ndalesa nuk vlen për park-pyjet siç janë parqet nacionale dhe Vodno./Telegrafi//





