
Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) njofton publikun se për shkak të aktiviteteve të planifikuara për përmirësimin e infrastrukturës IT të DAP-it, më 23 qershor 2026 (e martë) nga ora 12:00, aplikacioni “TVSH-ja Ime” do të jetë përkohësisht i padisponueshëm.
“Padisponueshmëria është për shkak të migrimit të sistemit në një infrastrukturë të re me qëllim sigurimin e sigurisë dhe disponueshmërisë më të madhe të shërbimit”, thonë nga DAP.
Sistemi do të vihet përsëri në funksion menjëherë pas përfundimit të aktiviteteve.
Qëllimi i “TVSH-ja Ime” është që qytetarët të skanojnë faturat fiskale, duke kontribuar kështu në uljen e ekonomisë gri./Telegrafi/




