Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Postat e Maqedonisë”, ka vendosur të instalojë kamera në automjetet e reja për të monitoruar shpërndarjen e pakove. Qëllimi është të kapërcehen problemet që kanë lindur gjatë dorëzimit, por nuk u specifikua se për çfarë anomalish bëhet fjalë.
“Si risi, do të instalojmë kamera në zonën e ngarkesës së automjeteve. Kjo do ta monitorojë pakon që nga momenti i marrjes në postë, transportit, deri në dorëzimin te përdoruesi i shërbimit. Kjo do të eliminojë disa anomali që kanë ndodhur gjatë dorëzimit”, tha Nikollço Ugrinov, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i “Postave të Maqedonisë”, gjatë dorëzimit të tre automjeteve në Veles.
Automjetet e reja “Fiat Dablo”, model i vitit 2026, janë të pajisura me pajisjet më moderne, me kondicioner, navigim, sensorë, kamera të pasme, me një kapacitet ngarkese prej 750 kg.
Posta e Velesit mbulon tre komuna, Veles, Çashkë dhe Gradsko, me një total prej 70,000 banorësh dhe 11 degë postare.
Ndryshe, Posta e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë 100 automjete të reja, një investim që duhet të përmirësojë efikasitetin e shërbimeve postare. Nga këto, 90 janë automjete të vogla komerciale ose të quajtura popullor kamionçina, ndërsa 10 janë automjete të mëdha komerciale ose furgonë.



