
MPB njofton se ka ndodhur një aksident trafiku në Sveti Nikollë me çka është lënduar një person.
“Më 15.06.2026, në orën 11:40, në SPB Sveti Nikollë u njoftua se në rr. „Filipi i Dytë“ në Sveti Nikollë kishte ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh „Volksvagen“ me targa të Sveti Nikollës, i drejtuar nga S.D. (25) nga Sveti Nikolla dhe një mopedi me targa të Sveti Nikollës, i drejtuar nga T.Sh. (55) nga Sveti Nikolla.
Nga ky aksident, drejtuesi i mopedit ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Shtipit. Është bërë hetim nga një ekip hetimor i SPB Sveti Nikollë”, thonë nga MPB./Telegrafi/





