
Ministria e Punëve të Brendshme informoi se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë privuan nga liria shtatë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, gjashtë kanë vozitur pa patentë shoferi, nga të cilët një i mitur, ndërsa një me ndalim aktiv.
Katër persona në Shkup kanë vozitur pa patentë shoferi, dhe nga një person në Kriva Pallankë dhe në Prilep (i mitur).
Ndërsa një person në Shkup ka drejtuar automjetin pavarësisht nga ajo se kishte ndalim aktiv.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.
MPB u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e qarkullimit rrugor.





