
Partia në pushtet, OBRM-PDUKM tha se Maqedonia e ka nisur procesin për t’iu bashkuar nismës evropiane “Roaming si në shtëpi”.
Me këtë, siç thonë nga atje, qytetarëve do t’u mundësohet të përdorin shërbimet celulare, thirrjet, internetin dhe mesazhet SMS në vendet e Bashkimit Evropian, me çmime të njëjta si ato vendore.
Kjo paraqet një përfitim të drejtpërdrejtë për qytetarët, i cili do të sjellë shpenzime më të ulëta, komunikim më të lehtë dhe kushte më të mira për bashkëpunim ndërkufitar.
“Me harmonizimin e kornizës ligjore vendore me direktivat dhe rregulloret evropiane në fushën e komunikimeve elektronike, Qeveria e përfundoi pjesën e saj të obligimeve dhe e përgatiti Maqedoninë për fazën e ardhshme të procesit të bashkimit në hapësirën evropiane të roamingut. Dallimi është i qartë. Ndërsa nga LSDM ende përpiqen ta bindin opinionin se agjenda evropiane është prioriteti i tyre, përkundër faktit se pas vetes kanë lënë vetëm premtime të parealizuara, OBRM-PDUKM punon për përfitime konkrete për qytetarët”, deklaruan nga OBRM-PDUKM.


