
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, reagoi përmes rrjetit social X, lidhur me studentët në Serbi.
Ai ka përmendur OBRM-PDUKM-në dhe ministrin Ivan Stoilkoviq, si organizatorë të tubimit në mbështetjt të Aleksandër Vuçiqit, që do të mbahet në Kumanovë.
“Derisa grupi kriminal OBRM-PDUKM mbështet partinë e saj simotër “Lista Popullore Serbe” dhe ‘vëllain’ e tyre autokrat Aleksandar Vuçiq, ndërsa Hristijan Mickoski dhe Ivan Stoilkoviqorganizojnë tubime për të në Kumanovë, unë si profesor dhe si njeri do të them vetëm një gjë: Gjithmonë e mbështes rininë dhe të ardhmen. Studentët fitojnë”, shkroi Filipçe.
Menjëherë ka reaguar zëvendëskryeministri dhe ministër i Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive Ivan Stoilkoviq, duke paralajmëruar edhe padi gjyqësore për deklaratat e tij të fundit.
Në një postim publik, Stoilkoviq akuzon Filipçen për, siç thotë ai, “fantazi të sëmura dhe fiksime të poshtra”, që sipas tij po i promovon vazhdimisht nga pozita e kryetarit të LSDM-së.
“Fantazitë e sëmura dhe fiksimet e poshtra që Venko Filipçe i lanson prej kohësh nga karrigia e kryetarit të LSDM-së, më në fund morën diagnozë zyrtare – në formën e një padie gjyqësore”, shkroi Stoilkoviq.
Ai shtoi se nuk pret demant apo kërkim faljeje nga Filipçe, duke e akuzuar se kërkon “duartrokitje të lira politike dhe pëlqime në rrjetet sociale”.
Kujtojmë se dje edhe nga partia në pushtet OBRM,-PDUKM, e kabë mohuar se janë organizatorë të tubimit në Kumanovë.
“Ëndrrat e lagështa të LSDM-së nuk ndalen. OBRM-PDUKM nuk është organizatore e asnjë tubimi popullor në Kumanovë. Nëse OBRM-PDUKM do të ishte organizatore, publiku me siguri do ta dinte”, deklaruan nga OBRM-PDUKM.




