
SPB Tetovë njofton se është kryer kontroll në një objekt hotelerik, në të cilën janë gjetur katër shtetase të huaja.
“Më 22.05.2026 në periudhën prej orës 00:05 deri në ora 02:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë realizuar një kontroll aksion në një objekt hotelierik të gjetur në rrugën lokale për në fshatin Saraqinë të Tetovës.
Gjatë kontrollit, për shkak të qëndrimit të padeklaruar në vend, janë shoqëruar katër shtetase të huaja, prej të cilave dy nga Brazili dhe dy nga Ukraina të moshës nga 23 deri në 31 vjeç.
Ato do t’i dorëzohen Departamentit për Krim Ndërkufitar, Migracion, Të Huaj dhe Riatëdhesim për procedurë të mëtejshme”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/







