
Me një ceremoni solemne në fshatin Razllovc, Komuna e Dellçevës, sot u shënua 150-vjetori i Kryengritjes së Razllovecit. Në ngjarje mori pjesë kryeministri Hristijan Mickoski, i cili në fjalimin e tij përcolli mesazhe për unitet dhe respekt ndaj sakrificës së kryengritësve.
“Ta ruajmë dhe ta ndërtojmë shtetin. Të mos lejojmë askënd ta poshtërojë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për heronjtë e Kryengritjes së Razllovecit. Sakrifica e tyre le të jetë betimi ynë. Qoftë e përjetshme Maqedonia”, tha Mickoski në fjalimin e tij me rastin e 150-vjetorit të kryengritjes në fshatin Razllovc, Komuna e Dellçevës.
Ai bëri thirrje për bashkim rreth interesave shtetërore dhe kombëtare, duke theksuar se asnjë dallim politik nuk duhet të jetë më i madh se atdheu dhe asnjë ambicie personale më e rëndësishme se e ardhmja e fëmijëve.
Ai theksoi se Kryengritja e Razllovecit përfaqëson themelin e luftës popullore për liri dhe zgjimin e vetëdijes kombëtare.




