
Partia VLEN përmes një kumtese për media ka shpalosur në detaje të gjtha pikat e platformës politike, duke filluar me barazinë reale të shqiptarëne në çdo institucion.
Nga VLEN theksojnë se do të vijojë lufta e pakompormos kundër korrupsnionit, krijimin e kushteve për arsimi cilësor dhe në fund zotimi se do të zbatohet në thelb Marrëveshja e Ohrit.
Komunikata e plotë:
Më 9 maj, në një datë me simbolikë të veçantë për të ardhmen europiane, skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut shënoi një moment të rëndësishëm. Ideja që dikur u vu në dyshim, rrugëtimi që u sfidua dhe bashkimi që u pengua nga shumëkush, mori formë të plotë dhe u bë realitet politik.VLEN, nga një bashkëpunim mes pesë subjekteve, u shndërrua në një trup të vetëm politik.Ky nuk ishte vetëm një vendim organizativ, por një akt përgjegjësie ndaj shqiptarëve dhe një dëshmi se kur interesi i përbashkët vendoset mbi interesat e ngushta, politika prodhon zgjidhje, jo përçarje.VLEN doli me një vizion të qartë: politikë në shërbim të njeriut. Një qasje që nuk ushqehet me frikë dhe ndarje, por ndërtohet mbi dinjitet, barazi, punë dhe përgjegjësi.
Platforma politike e VLEN-it u prezantua si një drejtim i qartë:– për barazi reale të shqiptarëve në çdo institucion;– për shtet ligjor dhe luftë të pakompromis kundër korrupsionit;– për ekonomi që mbështet sipërmarrësit, bizneset familjare dhe të rinjtë;– për arsim cilësor në gjuhën shqipe dhe mundësi të barabarta për çdo student;– për administratë efikase, digjitale dhe në shërbim të qytetarit;– për ruajtje dhe zhvillim të kulturës dhe identitetit shqiptar;– për një shtet funksional ku Marrëveshja e Ohrit zbatohet në thelb, jo vetëm në letër.
Në Kongres u theksua se shqiptari në Maqedoninë e Veriut nuk kërkon privilegje, por barazi; nuk kërkon retorikë, por mundësi; nuk kërkon mëshirë, por drejtësi dhe integritet.
Filozofia politike e VLEN-it u përcaktua qartë: qendër e djathtë në vlera, moderne në qasje dhe e vendosur në mbrojtjen e interesit qytetar.
VLEN u pozicionua si një forcë politike që nuk do të matet me fjalë, por me rezultate konkrete në ekonomi, arsim, infrastrukturë dhe funksionalitet institucional.
Mbajtja e Kongresit në Ditën e Evropës i dha këtij bashkimi një simbolikë të veçantë, duke riafirmuar orientimin për një Maqedoni të Veriut europiane, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.
Me këtë bashkim nuk u mbyll një kapitull, por u hap një i ri:– një kapitull ku politika shqiptare nuk është më e fragmentuar, por e organizuar;– një kapitull ku energjia politike shndërrohet në fuqi institucionale;– një kapitull ku të rinjtë, profesionistët dhe qytetarët bëhen pjesë e vendimmarrjes
Mbi 850 delegatë e vulosën këtë rrugëtim.
Mesazhi që doli nga Kongresi është i qartë:VLEN nuk është më vetëm një koalicion.VLEN është një.
VLEN




