
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë privuar nga liria nëntë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, shtatë prej tyre kanë drejtuar pa patentë shoferi, një ka qenë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një tjetër me ndalim aktiv dhe gjithashtu nën ndikimin e alkoolit.
“Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria nëntë shoferë për drejtim të pakujdesshëm, prej të cilëve shtatë kanë drejtuar pa patentë shoferi, një nën ndikimin e alkoolit dhe një tjetër me ndalim aktiv dhe nën ndikimin e alkoolit.Dy shoferë në Shkup dhe nga një në rajonin e Tetovës, Kumanovës, Gjevgjelisë, Prilepit dhe Vallandovës kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi. Një shofer në Vallandovë ka drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një shofer në Sveti Nikollë ka drejtuar automjet me ndalim aktiv dhe nën ndikimin e alkoolit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale”, njoftoi MPB.
“U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjetin pa e dhënë provimin për patentë shoferi, ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, si dhe të gjithë bashkërisht të kontribuojmë për siguri më të madhe në komunikacion”, thonë nga MPB.




