
MPB Maqedoni njofton se Njësia për Krim të Dhunshëm pranë SPB Shkup, drejtuar Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK), ka paraqitur kallëzim penal me procedurë urgjente kundër R.R. (39), i punësuar si nëpunës policor, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “lëndim trupor” sipas nenit 130 paragrafi 2 të Kodit Penal.
“Më 02.05.2026 e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 37-vjeçare. R.R. është privuar nga liria dhe është nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditësh”.
“Sektori i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe i Standardeve Profesionale pranë MPB-së do të paraqesë propozim për inicimin e procedurës për shkelje të rendit të punës dhe disiplinës kundër nëpunësit policor dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme për largimin e tij nga vendi i punës”, thonë ng MPB.





