
MPB Maqedoni njofton se dje (27.04.2026) në fshatin Brodec, në rrethinën e Shkupit, nëpunësit policorë të Stacionit Policor Mirkovc e privuan nga liria F.J. (26) nga rrethina e Shkupit, pasi që me një automjet udhëtarësh “Opel Astra” me targa të Tetovës transportonte dru për ngrohje pa vulë dhe dokumentacion.
“Gjatë procedurës së mëtejshme është konstatuar gjithashtu se automjeti kishte leje të skaduar qarkullimi, ndërsa F.J. nuk ka pasur patentë shoferi”.
“Është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj F.J. do të parashtrohen parashtresa përkatëse”, thonë nga MPB.








