
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje në xhaminë e fshatit Mirash.
Sipas policisë, rasti kishte ndodhur më 12 prill, kur nga objekti fetar ishte vjedhur arka e bamirësisë, në të cilën ndodhej një shumë e caktuar parash. Ngjarja ishte regjistruar nga kamerat e sigurisë, por i dyshuari kishte dëmtuar ato me qëllim të asgjësimit të provave.
Pas hetimeve intensive, më 16 prill 2026, Njësia e Hetimeve në Ferizaj arriti të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin J.H., 33 vjeç.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar, ku me autorizim të prokurorit të shtetit ka pranuar kryerjen e veprës penale,” thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas të njëjtit burim, J.H. rezulton gjithashtu me një urdhër-arrest aktiv nga Gjykata Themelore, dega në Lipjan.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.





