
Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje (24.03.2026) në orën 23:20, në SPB Shkup është denoncuar se në rr. “500” në fsh. Marinë, komuna e Ilindenit, një automjet udhëtarësh “Kia” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.A. (21), ka goditur këmbësorin O.M. (52), të dy nga fshati Marinë.
Në aksident, nga lëndimet e pësuara ndërroi jetë në vendngjarje O.M., ndërsa mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore konstatoi vdekjen.
“Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi, automjeti është sekuestruar për ekspertizë, ndërsa shoferi A.A. është privuar nga liria dhe është ndaluar në Stacionin Policor -Gazi Babë”.
“Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka bërë një ekip hetimor i SPB Shkup dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës”, thonë nga SPB Shkup.






