
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski, në konferencë për media nga gazetarët u pyet lidhur me kërkesën që në Gjykatën Kushtetuese të vendoset mekanizmi i vendosjes me Badenter, tha se mekanizëm i tillë është i mirë për politik, por jo edhe në organe gjyqësore.
“Unë qëndrimin tim e kam thënë. mekanizmi i tillë është adekuat për organe politike, siç është Kuvendi, dhe është mekanizëm i shëndetshëm.
Megjithatë, në një institucion si Gjykata Kushtetuese, që është institucion i pastër juridik, vendosja e mekanizmit, ndoshta kam qenë brutal, por kam thënë më mirë të mbyllet institucioni, se sa të vendoset mekanizëm i tillë. Pse? Sepse në atë rast nuk do të vendosin argumentet juridike dhe kushtetuese, do të vendosin argumentet e tjera”, theksoi Kostadinovski.
Edhe kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se Qeveria nuk është e gatshme të hap Kushtetutën, për shkak se nuk janë përmbushur kushtet politike./Telegrafi/





