
Ndërtimtaria përsëri me rritje dyshifrore, publikoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski në profilin e tij në Facebook, dhe shtoi se ka një dinamikë të fuqishme në ndërtimin e projekteve kapitale.
“Rritje prej 14,6 për qind po shënojmë në një kohë kur po ndërtojmë projekte kapitale, autostrada, hekurudha, rrugë rajonale dhe lokale, si dhe një numër të madh projektesh komunale. Në tremujorin e katërt të vitit 2025, Sektori i Ndërtimit shënoi një rritje dyshifrore prej 14,6 për qind, gjë që vetëm sa konfirmon angazhimin dhe përkushtimin tonë të fortë për realizimin e projekteve kapitale. Jam veçanërisht i kënaqur me faktin që ndërtimi është në rritje të vazhdueshme, ndërsa në vitin 2025, në tremujorin e tretë patëm rritje prej 21 për qind, ndërsa në tremujorin e katërt shënuam rritje prej 14,6 për qind (pavarësisht periudhës së dimrit ku aktivitetet e ndërtimit janë të reduktuara për shkak të kushteve natyrore)”, shkroi Nikolloski.
Maqedonia, siç potencon zëvendëskryeministri në publikim, është ndër vendet me rritjen më të lartë të PBB-së, ku ndërtimi përsëri ka një normë rritjeje dyshifrore.
“Në tremujorin e katërt, PBB-ja u rrit për 3.8 për qind, që është treguesi më i mirë i politikave të suksesshme që po zbatojmë. Maqedonia po ndërtohet dhe zhvillohet – po vijnë projekte të reja infrastrukturore”, publikoi zëvendëskryeministri Nikolloski.





