
“Nuk më mjaftonte rroga”, ky është argumenti i George Freeman, i cili hoqi dorë një vit mëparë nga posti si ministër në qeverinë britanike.
Duke folur lidhur me dorëheqjen e tij, ai tha se nuk mund të përballonte rritjen e pagesave e kredisë së banesës me pagën e tij si ministër prej 120,000 paund.
George Freeman tha se një rritje e kredisë mujorë nga 800 £ në 2,000 £ bëri që ai të dorëhiqej.
“Ne rrezikojmë ta bëjmë politikën diçka që mund ta përballojnë vetëm donatorët e fondeve mbrojtëse, mjekët e rinj dhe sindikalistët e dështuar”, tha ai.
Ai shtoi se postet e ndryshme në qeveri e kishin lodhur dhe dëshpëruar.
Freeman u nda nga bashkëshortja e tij në vitin 2014.
Ai po paguan shpenzimet e mirëmbajtjes për dy fëmijët e tij dhe shpenzimet e tyre arsimore.
Freeman mbajti një sërë postesh ministrore në qeveritë e njëpasnjëshme konservatore dhe përfitoi nga pagesat e largimeve dhe riemërimeve. Kjo përfshinte marrjen e 7,920 £ kur ai u largua nga qeveria e Boris Johnson në korrik 2022, përpara se të kthehej në rolin e tij si ministër i shkencës 16 javë më vonë nën drejtimin e Rishi Sunak , sipas një analize nga Laburistët./vizionplus.tv/