
Ministria e Ekonomisë dhe Punës ka shpallur katër thirrje publike për mbështetje financiare për subjektet afariste, me qëllim të nxitjes së sipërmarrësisë, rritjen e konkurrueshmërisë dhe avancimin e standardeve të cilësisë te ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe te zejtarë.
Thirrjet janë pjesë e realizimit të Programit për zhvillimin e sipërmarrësisë dhe konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për vitin 2025, si dhe Programit për mbështetjen e konkurrueshmërisë së industrisë përpunuese dhe përgjegjësisë shoqërore për vitin 2025.
Nga Ministria sot njoftuan se ëshë shpallur thirrje publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të NVM-ve për certifikimin e sistemeve të cilësisë sipas standardeve ISO. Lëndë e thirrjes publike është bashkëfinancimi i 40% të shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 150.000 denarë individualisht për secilin aplikant, për certifikimin e sistemeve të cilësisë sipas standardeve ISO.
Gjithsej mjete të parashikuara janë 1.500.000 denarë, ndërsa shpenzimet duhet të jenë bërë në vitet 2024 dhe 2025. Afati për aplikim është deri më 30.06.2025, ndërsa nëse ka më shumë kërkesa sesa mjetet në dispozicion, shumat do të zvogëlohen në mënyrë proporcionale.
Thirrje publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të NVM-ve për certifikimin e sistemit HALLALL, Bashkëfinancim prej 40% të shpenzimeve për certifikimin e sistemit HALLALL, por jo më shumë se 150.000 denarë për aplikant. Gjithsej mjete të parashikuara janë 1.500.000 denarë dhe mbulohen shpenzimet e bëra në vitet 2024 dhe 2025.
Të drejtën e pjesëmarrjes e kanë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme nga sektori C/B – Industria Përpunuese (10-33.20), të cilat plotësojnë kushtet e përmendura në thirrje, ndërsa afati për aplikim është deri më 30.06.2025. Nëse buxheti tejkalohet, zvogëlohen mjetet në mënyrë të barabartë.
Thirrje publike për subvencione për zejtarët për vitin 2025, Bashkëfinancim të 40% të shpenzimeve për blerjen e makinave, veglave dhe dizajnin e produktit të ri, por jo më shumë se 120.000 denarë për aplikant. Gjithsej mjetet e parashikuara janë 3.000.000 denarë dhe gjithashtu shpenzimet duhet të jenë bërë në vitin 2024 dhe 2025.
Të drejtën e pjesëmarrjes e kanë zejtarët dhe ushtruesit e veprimtarisë zejtare të regjistruar në përputhje me Ligjin për Zejtari, me rezultat pozitiv për vitin 2024 dhe të gjitha kushtet e tjera të përmbushura.Nuk pranohen aplikimet nga paushallët. Afati për aplikim është deri më 30.06.202 Rajonet me BPV më të ulët marrin mbështetje plotësuese.
Ministria e Ekonomisë njoftoi se është shpallur thirrje publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të subjekteve afariste për zhvillimin e subjektit afarist, produktit dhe tregut, me bashkëfinancim prej 50% të shpenzimeve, por jo më shumë se 500.000 denarë për aplikant, për aktivitete që lidhen me: zhvillimin e subjektit afarist, zhvillimin e produktit dhe zhvillimin e tregut. Gjithsej mjete të parashikuara janë 5.000.000 denarë dhe mbulohen shpenzimet e bëra në vitet 2024 dhe 2025.
Të drejtën për pjesëmarrje e kanë ndërmarrjet nga industria përpunuese, me minimum 5 të punësuar me kohë të pacaktuar. Një kërkues mund të aplikojë për një aktivitet, ndërsa afati për aplikim është deri më 18.07.2025
“Mjetet ndahen në bazë të parimit “i pari i ardhur, i pari i shërbyer” deri në shterimin e buxhetit. Afatet për aplikim janë deri më 18.07. 2025, ose deri në shterimin e buxhetit (i pari i ardhur, i pari i shërbyer). Më shumë informacione, kritere dhe dokumentacion i nevojshëm mund të gjeni në ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës: www.economy.gov.mk.
Ministria e Ekonomisë ka shpallur thirrje publike për mbështetje financiare për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, zejtarët dhe kompanitë nga industria përpunuese appeared first on Telegrafi.