
Epidemiologët nga Instituti për Shëndet Publik janë në komunikim të rregullt me dy personat pozitivë me linë e majmunëve, si dhe me kontaktet e treguara. Të dy ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.
ISHP-ja bën të ditur se nuk ka raste të reja të dyshuara ose të konfirmuara pozitiv të MPOX.
“Asnjë nga kontaktet e identifikuara nuk raporton simptoma të MPOX. Ditët e fundit, ISHP ka publikuar rekomandime për qytetarët në faqen e saj të internetit, si dhe ka hapur 2 (dy) linja të reja për konsultime me qytetarët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor”.
“Në të njëjtën kohë, ISHP-ja hartoi një udhëzues për punonjësit e kujdesit shëndetësor me rekomandime dhe rrugë lëvizjeje për rastet e dyshuara të MPOX, i cili iu dorëzua Ministrisë së Shëndetësisë dhe prej andej iu përcoll institucioneve kompetente të kujdesit shëndetësor”.
“Trajnime online për punonjësit e kujdesit shëndetësor mbi ndjekjen e protokolleve do të organizohen gjithashtu në ditët në vijim. Për momentin, rreziku i përhapjes së kësaj sëmundjeje në vendin tonë mbetet i ulët duke pasur parasysh reagimin e shpejtë dhe aktivitetet e ndërmarra nga institucionet”.
“Instituti i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë, së bashku me institucionet e tjera kompetente janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm dhe mbeten të përkushtuara për monitorimin e situatës aktuale dhe përballimin e saj”, thonë nga ISHP./Telegrafi/
ISHP: Epidemiologët janë në komunikim me personat pozitiv me linë e majmunëve, të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore appeared first on Telegrafi.