
Për shkak të instalimit të sinjalistikave dhe pajisjeve të trafikut në autostradën Ohër-Kërçovë që është në ndërtim e sipër, është vendosur devijim në një pjesë të aksit Pesoçan-Trebenishtë dhe Novo Sellë-Botun. Këtu, trafiku rrjedh përgjatë korsisë së majtë në drejtim të rrugës Kërçovë-Ohër.
Siç njoftoi Policia Rajonale e Trafikut e Ohrit, për shkak të intensifikimit të punimeve ndërtimore, trafiku nga kryqëzimi “Petnja-Raspaçe” pranë Ohrit, deri në fshatin Podmoljje, do të devijohet përgjatë rrugës rajonale (të vjetër) Ohër-Strugë.
“U bëjmë thirrje shoferëve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm gjatë lëvizjes në këto rrugë dhe t’i përmbahen vazhdimisht sinjalistikës së vendosur të trafikut”, thonë nga Policia e Rrugës së Ohrit.
Ndryshim i regjimit të trafikut në autostradën Ohër-Kërçovë appeared first on Telegrafi.