
MPB njofton se në vendkalimin kufitar Tabanoc ka ndaluar një person, për shkak se është kapur me lëndë narkotike.
“Më 05.05.2025 rreth orës 12:45 në pikën kufitare Tabanoce, në hyrje të vendit, policia ka ndaluar G.K. (30) nga Republika e Greqisë.
Gjatë një kontrolli kufitar dhe në automjetin e pasagjerëve me targa kombëtare holandeze që ai po drejtonte, u gjetën dhe u konfiskuan marihuanë dhe tre mullinj.
Prokurori publik u njoftua dhe personi u dërgua në stacionin policor të Kumanovës. Pasi rasti të dokumentohet plotësisht, kundër personit do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.
Ndalohet një person në Tabanoc, kapet me lëndë narkotike appeared first on Telegrafi.