
MPB Maqedoni njofton se më 03.05.2025, oficerët e policisë nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Koçanit kanë arrestuar M.C. (21) nga fshati Obleshevë, rajoni i Koçanit, S.M. (26) nga fshati Çeshinovë, rajoni i Koçanit, A.R. (26) nga Koçani, N.M.(20) nga Koçani dhe D.M. (19) nga Koçani.
Nga MPB thonë se gjatë bastisjeve në shtëpitë e M.C. dhe S.M. në Obleshevë dhe Çeshinovë, të kryer me urdhër gjykate, u gjet dhe u sekuestrua marihuanë.
“Ndërsa, oficerët e policisë nga Departamenti Rajonal i Policisë së Koçanit tek N.M. dhe D.M. gjetën dhe sekuestruan marihuanë, të cilën e kishin blerë më parë nga A.R. Gjithashtu, u kryen kontrolle në shtëpitë e A.R dhe N.M me urdhër gjykate. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, Departamenti i Policisë së Koçanit do të paraqesë raporte përkatëse”, thonë nga MPB.
Bastisje në Koçan, policia ndalon pesë persona për tregti me lëndë narkotike appeared first on Telegrafi.