
Një zjarr ka përfshirë një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku raportohet për shumë viktima dhe të lënduar.
Prokuroria Publike e RMV-së ka dalë me një njoftim ku ka bërë të ditur se të gjitha shërbimet kompetente, përfshirë edhe prokurorin publik janë në terren.
Nga Prokuroria gjithashtu kanë bërë të ditur se numri i viktimave dhe të plagosurve po përcaktohet.
“Të gjitha shërbimet kompetente, përfshirë edhe një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Koçanit, janë në terren. Numri i viktimave dhe të plagosurve nga zjarri po përcaktohet. Po ndërmerren veprimet dhe po vijon hetimet”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.
Tutje është thënë se prokurori publik si dhe prokurorët themelorë publikë të Prokurorisë Publike Shkup dhe të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë nisur për në Koçan.
“Prokurorisë së Koçanit do t’i vihen në dispozicion të gjitha kapacitetet e prokurorive për veprime urgjente”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Zjarr në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, raportohet për viktima dhe të lënduar appeared first on Telegrafi.