Close Menu
    What's Hot
    Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

    27/06/2026
    Privohen nga liria tre persona nga gjithsej 5 denoncime për dhunë në familje në Maqedoni

    Agrometeorologët apel bujqve të Maqedonisë: Ujitni kulturat, temperaturat po rrisin nevojën për ujë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

      Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

      25/06/2026

      Dosja “Toyota Yaris”/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

      25/06/2026
      “Presidenca qipriote e BE, mbështetje për suksesin e Shqipërisë drejt anëtarësimit”, Hoxha: Forcim i lidhjeve ekonomike në interes të ndërsjellë të të dyja vendeve

      Tragjedi në Durrës, mbytet në det 50-vjeçari

      23/06/2026
      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      09/04/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

      Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

      27/06/2026
      Privohen nga liria tre persona nga gjithsej 5 denoncime për dhunë në familje në Maqedoni

      Privohen nga liria tre persona nga gjithsej 5 denoncime për dhunë në familje në Maqedoni

      27/06/2026
      Agrometeorologët apel bujqve të Maqedonisë: Ujitni kulturat, temperaturat po rrisin nevojën për ujë

      Agrometeorologët apel bujqve të Maqedonisë: Ujitni kulturat, temperaturat po rrisin nevojën për ujë

      27/06/2026
      Andonovski: Themelet janë vendosur, vazhdojmë me digjitalizimin dhe përparimin e shërbimeve

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Asteroid që mund të shkaktonte katastrofë globale kalon pranë Tokës

      Asteroid që mund të shkaktonte katastrofë globale kalon pranë Tokës

      25/06/2026
      Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen më shumë baktere në kuzhinë

      Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

      17/06/2026
      Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

      “Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Opinion»A ia vlejnë gjithë këto telashe për të vozitur në Urën e Ibrit?
    Opinion

    A ia vlejnë gjithë këto telashe për të vozitur në Urën e Ibrit?

    17/08/20245 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    A ia vlejnë gjithë këto telashe për të vozitur në Urën e Ibrit?
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    A ia vlejnë gjithë këto telashe për të vozitur në Urën e Ibrit?

    Me më pak se gjashtë muaj deri në zgjedhjet nacionale, Qeveria e Kosovës e filloi misionin e hapjes së Urës së Ibrit për qarkullim të veturave, duke e lyer atë dhe duke e testuar për kapacitetet mbajtëse.

    Ura, e cila është e hapur për qarkullim të këmbësorëve, ka qëndruar për kohë të gjatë si simbol i ndarjes, duke ndarë popullsinë kryesisht serbe në veri, nga komuniteti shumicë shqiptar në jug.

    Vendimi për hapjen e Urës për qarkullim të veturave u mor njëanshëm dhe pa koordinim paraprak, duke nxitur kundërshtim nga komuniteti lokal, vendet perëndimore, po edhe nga pjesëtarët e shoqërisë civile dhe opozitës në Kosovë.

    Qeveria e Kosovës është futur në një gjendje të çuditshme sa i përket kësaj çështjeje dhe duket se është në luftë me secilin partner të mundshëm.

    Kryetari i Mitrovicës së Jugut dhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se tani nuk është koha për hapjen e Urës, duke thënë se nuk ka kuptim “t’i prishim të gjitha urat që i kemi, për ta hapur një të tillë”. Aktualisht, Hamza ndodhet në vizitë zyrtare në Washington D.C., ku po takohet me zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe përfaqësues të think tank-eve.

    Përveç kësaj, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka deklaruar se është e shqetësuar se veprimet e njëanshme të Qeverisë do t’i konfliktojnë partnerët dhe do ta pengojnë rritjen ekonomike.

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka paralajmëruar se hapja e Urës për qarkullim të veturave në këtë moment do t’i rrezikonte ushtarët amerikanë, ndërsa Bashkimi Europian po shqyrton vendosjen e sanksioneve të reja kundër Kosovës.

    KFOR-i dhe EULEX-i kanë rritur praninë e tyre dhe kanë sjellë automjete të blinduara në urë. KFOR-i e ka bërë të qartë se do të vazhdojë të ketë prani të përhershme në urë.

    Komuniteti serb ka qenë këmbëngulës se nuk dëshiron hapjen e urës për qarkullim të veturave. Ata ndihen të kërcënuar dhe intimiduar nga Qeveria Kurti, e cila ka ndërmarrë disa aksione policore me pretekstin e forcimit të rendit dhe ligjit, duke injoruar nevojat e banorëve lokalë.

    Më shumë se 400 gra nga veriu e kanë nënshkruar një peticion dhe kanë kërkuar ta takojnë Komandantin e KFOR-it, për t’i treguar frikën e tyre për rihapjen e urës për qarkullim të veturave.

    Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka refuzuar zbatimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe, marrëveshje kjo e ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe e mandatuar për zbatim nga Gjykata Kushtetuese.

    Mosimplementimi i këtij Asociacioni ishte arsyeja kryesore pse serbët e Kosovës u larguan kolektivisht nga institucionet shtetërore në vitin 2022.

    Kryeministri Kurti nuk është përpjekur të bashkëpunojë me komunitetin, duke dështuar kësisoj ta përmbushë premtimin e tij për nisjen e dialogut të brendshëm me serbët e Kosovës. Në vend të bashkëpunimit, Kurti po e përdor situatën në veri si mjet politik për ta ushqyer populizmin dhe për rritje elektorale.

    Marrë parasysh zbatimin selektiv të ligjit, pretendimi se Qeveria e Kosovës po tenton ta rihapë Urën e Ibrit për të mirën e përgjithshme dhe duke e respektuar ligjin, thjesht nuk është kredibil.

    Megjithatë, përkundër kundërshtimeve, Qeveria e Kosovës insiston për hapjen e Urës. Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, në një postim të tij në rrjetin social X, pretendonte se çështja e Urës është zgjidhur në dialogun e vitit 2016 dhe nuk ka arsye për t’u kthyer pas. Gjithashtu, ai pretendonte se Qeveria i ka dëgjuar komunitetet.

    Të gjitha këto pretendime janë dukshëm të pavërteta. Rihapja e Urës ka qenë gjithmonë synim; megjithëkëtë, para hapjes së Urës për qarkullim të veturave, duhet të zgjidhen disa çështje, siç janë: siguria, përcaktimi i kufijve komunalë dhe koordinimi me komunitetet.

    Për më shumë, është e pavërtetë se Qeveria e ka dëgjuar popullsinë nga ndonjëri komunitet. Të enjten e kaluar, ajo mbajti një takim publik vetëm në pjesën veriore, nuk u përgjigj plotësisht në pyetjet e askujt dhe vetëm u tha njerëzve se siguria është nën kontroll dhe ura do të hapej.

    Kur zhvillohen konsultime me komunitetin, kërkohet që të dëgjohen shqetësimet e njerëzve dhe ato të merren në konsideratë para se të merret ndonjë vendim. Përkundrazi, Qeveria e Kosovës së pari mori vendim për rihapjen e Urës, e më pas, disa ditë më vonë, mbajti një diskutim publik sipërfaqësor.

    Gjithashtu, policia i arrestoi dy përfaqësues politikë të opozitës dhe aktivistë të komunitetit para se të fillonte takimi. Kur një gazetare shqiptare pyeti se çka do të ndodhte sikur KFOR-i nuk do të pajtohej me vendimin e tyre, ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i tha asaj të mos e kërcënonte me një pyetje të tillë.

    Kosova tani ballafaqohet me një pikë kritike: a do të rrezikojë Qeveria e Kosovës të konfrontohet me KFOR-in dhe komunitetin ndërkombëtar? A është kjo për komunitetin ndërkombëtar pika e kuqe që Kurti s’mund ta kalojë? Nëse po, a do të ndërmarrin masa që do t’i dëmtojnë kosovarët?

    Sipas ambasadorit të SHBA-së, Jeffrey Hovenier, nuk ka shumë entuziazëm për t’i ndihmuar Kosovës të futet në institucione ndërkombëtare, apo për të punuar bashkërisht për ta vazhduar përparimin drejt BE-së. Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, tha se Kosova rrezikon që aplikimi i saj për anëtarësim në BE “të mbetet në kuti postare”.

    Por, pyetja më e nxehtë është se sa është në gjendje të tolerojë populli i Kosovës? Kosova, këtë vit, e humbi mundësinë të anëtarësohet në Këshillin e Europës. Me ligjin e ri, mediat po goditen e kjo është kundër standardeve demokratike. Kjo qeveri nuk ka bërë shumë në infrastrukturë, reformim të arsimit apo shëndetësisë, si dhe emigrimi është në rritje e sipër.

    A ia vlen kaq shumë vozitja në një urë? Duket se për t’i fituar zgjedhjet, nacionalizmi mund të jetë strategji më efektive sesa zbatimi i politikave publike. /Sbunker

    A ia vlejnë gjithë këto telashe për të vozitur në Urën e Ibrit? / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lexo edhe:

    1. Në vend që të nxisin rritjen, për 25 vitet e fundit, politikanët e Kosovës kanë shtuar pasuri
    2. A i fitoi Trumpi zgjedhjet?
    opinion
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Politika dhe Gjeopolitika e Inteligjencës Artificiale

    11/08/20257 Mins Read

    A mund të udhëheqë Evropa një botë të braktisur nga SHBA-ja?

    11/06/20255 Mins Read
    Një gropë dhe më pas forcë: Rrugëtimi me kancerin e gjirit

    15/10/20244 Mins Read
    Sofizmi i Albin Kurtit dhe e vërteta si paradoks

    04/09/20243 Mins Read
    Putini dhe Kim, çift i zakonshëm me mision të dyfishtë – çimentimi i rendit të ri botëror

    19/06/20246 Mins Read
    Top Posts
    Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

    Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

    27/06/2026
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht Maqedonia

    Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

    27/06/20261 Min Read

    Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, deklaroi se është në zhvillim procesi i vlerësimit të punës…

    Privohen nga liria tre persona nga gjithsej 5 denoncime për dhunë në familje në Maqedoni

    Privohen nga liria tre persona nga gjithsej 5 denoncime për dhunë në familje në Maqedoni

    27/06/2026
    Agrometeorologët apel bujqve të Maqedonisë: Ujitni kulturat, temperaturat po rrisin nevojën për ujë

    Agrometeorologët apel bujqve të Maqedonisë: Ujitni kulturat, temperaturat po rrisin nevojën për ujë

    27/06/2026
    Andonovski: Themelet janë vendosur, vazhdojmë me digjitalizimin dhe përparimin e shërbimeve

    Andonovski: Themelet janë vendosur, vazhdojmë me digjitalizimin dhe përparimin e shërbimeve

    27/06/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Asteroid që mund të shkaktonte katastrofë globale kalon pranë Tokës

    Asteroid që mund të shkaktonte katastrofë globale kalon pranë Tokës

    25/06/2026
    Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen më shumë baktere në kuzhinë

    Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen më shumë baktere në kuzhinë

    25/06/2026
    Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

    Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

    17/06/2026
    Me te lexuara
    Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

    Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

    27/06/2026
    Privohen nga liria tre persona nga gjithsej 5 denoncime për dhunë në familje në Maqedoni

    Privohen nga liria tre persona nga gjithsej 5 denoncime për dhunë në familje në Maqedoni

    27/06/2026
    Agrometeorologët apel bujqve të Maqedonisë: Ujitni kulturat, temperaturat po rrisin nevojën për ujë

    Agrometeorologët apel bujqve të Maqedonisë: Ujitni kulturat, temperaturat po rrisin nevojën për ujë

    27/06/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.