Close Menu
    What's Hot
    BDI: Parlamenti Evropian ngre shqetësimin për ndikimin e “Botës Serbe” në Maqedoni, VLEN hesht

    18/06/2026
    Mickoski: Politika e jashtme duhet të zhvillohet përmes argumenteve, jo më me “gjunjëzim” para ndërkombëtarëve

    LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me motor në humnerë

      17/06/2026
      Operacioni “End Point”/ Mashtronin përmes call center-ave, arrestohen 7 persona, procedohen penalisht 27 të tjerë

      PE miratoi progresin e Shqipërisë, reagon Rama: Ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit nga “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë

      Tarifa shëndetësore për turistët, Sala: Për herë të parë kemi një kuadër për regjistrimin dhe trajtimin e të huajve

      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      09/04/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      BDI: Parlamenti Evropian ngre shqetësimin për ndikimin e “Botës Serbe” në Maqedoni, VLEN hesht

      BDI: Parlamenti Evropian ngre shqetësimin për ndikimin e “Botës Serbe” në Maqedoni, VLEN hesht

      18/06/2026
      Mickoski: Politika e jashtme duhet të zhvillohet përmes argumenteve, jo më me “gjunjëzim” para ndërkombëtarëve

      Mickoski: Politika e jashtme duhet të zhvillohet përmes argumenteve, jo më me “gjunjëzim” para ndërkombëtarëve

      18/06/2026
      LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare

      LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare

      18/06/2026
      MPB dhe ASK me aksion të gjerë antiterror në Shkup, pesë persona nën hetim

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

      Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

      17/06/2026
      Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

      “Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

      Shenjat e Horoskopit që do të kenë një sezon të bekuar

      16/06/2026
      Mimoza Ahmeti fiton “Ferma Vip 3”, finalja magjike mbajti të mbërthyer publikun në ekranin e “Vizion Plus”

    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Sport»“Vëllai u vra, djali im mban emrin e tij”, rrëfimi i ish-futbollistit të Milanit
    Sport

    “Vëllai u vra, djali im mban emrin e tij”, rrëfimi i ish-futbollistit të Milanit

    12/08/20256 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    “Vëllai u vra, djali im mban emrin e tij”, rrëfimi i ish-futbollistit të Milanit
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    “Vëllai u vra, djali im mban emrin e tij”, rrëfimi i ish-futbollistit të Milanit

    Ish-lojtari kuqezi sot është kryetar bashkie i Tbilisit, kryeqytetit të Gjeorgjisë së tij: “Më jep të njëjtën gëzim si kur fitoja Champions-in me Milanin”. Dhe për djalin Levan: “Më ngjan shumë, mund të bëhet më i fortë se unë”.

    Ish-kampion i Europës me Milanin e Ancelottit, kryetar bashkie i një kryeqyteti, Tbilisi, që në zgjedhjet e tetorit kandidon për mandatin e tretë radhazi, baba i një futbollisti që i ngjan dhe që mban emrin (Levan) e vëllait të tij, i rrëmbyer në vitin 2002 dhe i gjetur i vdekur disa vite më vonë.

    Të intervistosh Kakhaber Kaladzen është e lehtë: ka aq shumë gjëra, të mira e të këqija, për të treguar, saqë pothuajse nuk duhen pyetje. Mjafton ta dëgjosh.

    Kaladze, le të fillojmë nga djali juaj që në fund të korrikut, në moshën 16-vjeçare, debutoi te profesionistët.

    “Jam krenar dhe i lumtur sepse ai e do futbollin dhe e priste këtë moment. Do të shohim çfarë do t’i rezervojë e ardhmja, por dëshirën për t’u bërë futbollist e ka: duhet të punojë dhe të angazhohet maksimalisht nëse do t’ia dalë”.

    Mbiemri i rëndë që mban do ta ndihmojë apo do të jetë pengesë?

    “Nuk e di. Sigurisht që të gjithë do të presin shumë prej tij. Nga ana tjetër, do të ketë ndihmën e një babai që si lojtar ka kaluar vite në botën e futbollit. Për më tepër, bëja të njëjtin rol si ai, qendërmbrojtës i majtë dhe mbrojtës i majtë anësor. Mund t’i jap ndonjë këshillë”.

    Sa ju ngjan?

    “Shumë, sepse fizikisht është shumë i madh, një metër e nëntëdhjetë në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç. Teknikisht me këmbën e majtë është i mirë, por mund dhe duhet të përmirësohet. Shpresoj të bëhet edhe më i fortë se unë: e di që nuk është e lehtë, por nëse jep sakrificë dhe përkushtim, karakter dhe vullnet për të bërë, me pak fat, mund të arrijë në majë”.

    Kur lindi, në vitin 2009, i vutë emrin e vëllait tuaj që ishte rrëmbyer dhe më pas vrarë.

    “Ajo që i ndodhi vëllait tim ishte diçka e tmerrshme: bëri që familja ime të vuante jashtëzakonisht dhe shkatërroi vitin tim të parë te Milani. Lajmi për rrëmbimin e tij (në vitin 2001) dhe më pas për vdekjen e tij (e konfirmuar në vitin 2006) ishin dhimbje që do t’i mbaj brenda gjithë jetën. Nuk arrij të gjej qetësi për atë që i ndodhi vëllait tim”.

    Si arritët të ecni përpara?

    “Nuk e di ku gjeta forcën, por më ndihmoi shumë të isha te Milani dhe të kisha pranë një grup djemsh të jashtëzakonshëm. Përveç kësaj, nga natyra jam i fortë dhe e dija se nëse do të rrëzohesha unë, familja ime do të shkatërrohej. Eca përpara dhe e kapërcyem këtë dramë. Fakti që djali im mban emrin e vëllait tim bën që kujtimi i tij të jetojë edhe më shumë brenda meje”.

    Me gjithë angazhimet tuaja si kryetar bashkie i Tbilisit, arrini ta ndiqni karrierën e djalit tuaj?

    “Koha gjendet, edhe pse të qeverisësh kryeqytetin e vendit tim, një qytet me një milion e gjysmë banorë, është e ndërlikuar. Në futboll, si në politikë, një njeri i vetëm nuk mund të bëjë asgjë. As nëse është Ronaldo… Duhet një skuadër e madhe njerëzish që punon me ty dhe, në këtë aspekt, kam qenë me fat. Kjo është arsyeja pse vendosa të kandidoj për mandatin e tretë në zgjedhjet e 4 tetorit dhe jam i bindur se do ta fitoj edhe këtë betejë: me partinë tonë, Ëndrra Gjeorgjiane, duam ta zhvillojmë kryeqytetin tonë dhe vendin tonë”.

    Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, që zgjat prej më shumë se tre vitesh, si shihet nga afër, nga Gjeorgjia juaj?

    “Situata në rajonin tonë është shqetësuese, por më në përgjithësi më shqetëson ajo që po ndodh në botë, të gjitha konfliktet e tjera që sjellin vdekje dhe shkatërrim. Ne si Gjeorgji jemi pjesë e Europës dhe po bëjmë çmos që lufta të përfundojë”.

    Në Tbilisi ndihmoni ukrainasit që kanë ikur nga vendi i tyre.

    “Disa kanë ardhur dhe kanë mbetur këtu, të tjerë janë në qytetet përreth. Jetojnë një situatë të tmerrshme: disa kanë humbur familjarët, shtëpinë dhe gjithçka që kishin. Shpresoj që lufta të mbarojë shpejt”.

    Ishte më rehat si mbrojtës apo tani si kryetar bashkie?

    (Qesh) “Të jesh kryetar bashkie është një angazhim i rëndësishëm: përgjegjësitë janë të shumta, por kur arrij të bëj gjëra të bukura për qytetin dhe banorët janë të kënaqur, ndiej një gëzim të madh si kur fitoja me Milanin”.

    Çfarë mesazhi dëshironi t’i jepni Franco Baresit që po kalon një moment të vështirë shëndetësor?

    “Ma kanë thënë dhe shpresoj që Franco të shërohet shpejt. Jam pranë tij dhe e dua shumë”.

    Me djemtë e Milanit tuaj jeni ende në kontakt nëpërmjet Ëhatsapp.

    “Ishim një grup i jashtëzakonshëm dhe kemi mbetur miq me kalimin e kohës. Të luaja në atë Milan për mua ishte një krenari dhe kënaqësi e jashtëzakonshme. Falë presidentit Berlusconi, Gallianit dhe Braidës ishte formuar një familje dhe ne duhej të mendonim vetëm për të luajtur: për gjithçka që ndodhte jashtë fushës, ata ishin aty. Më ndihmuan edhe me çështjen e vëllait tim. Milani për mua do të jetë gjithmonë një shtëpi e dytë, jo vetëm një klub me një histori të jashtëzakonshme”.

    Nëse ju kërkojmë një kujtim nga vitet kuqezi, zgjidhni Champions-in e parë apo të dytin të fituar?

    “I dyti na lejoi të hakmerreshim për humbjen e Stambollit kundër Liverpool-it, por i pari ishte diçka e jashtëzakonshme sepse në grup kishte disa të rinj që nuk kishin provuar kurrë një emocion të tillë. Të mundje Juven në Manchester ishte diçka unike dhe një pjesë e madhe e meritës ishte e Ancelottit, një person i veçantë”.

    Tani në stolin e Milanit është Allegri

    “Allegri është një fitues dhe Modric një futbollist i klasit botëror. Milanit i uroj të kthehet në Champions, që është shtëpia e tij, dhe pastaj të fitojë sërish. Edhe pse jam larg, unë do të jem gjithmonë milanist”. /tch

    “Vëllai u vra, djali im mban emrin e tij”, rrëfimi i ish-futbollistit të Milanit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lexo edhe:

    1. Krasniqi sërish e artë, fiton medaljen e radhës në xhudo
    2. Kombëtarja e Shqipërisë sot test të vështirë, luan kundër Suedisë
    sporti
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Barcelona refuzoi 250 milionë euro për Lamine Yamal nga PSG

    15/09/20241 Min Read
    Empoli “bllokon” Juventusin, Ardian Ismajli vlerësohet si një prej më të mirëve të ndeshjes

    14/09/20241 Min Read
    Southgate shumë afër lavdisë

    Southgate shumë afër lavdisë

    11/07/20245 Mins Read
    Arbër Hoxha reagon pas eliminimit të Shqipërisë nga Evropiani

    25/06/20241 Min Read
    Edon Zhegrova: Unë biri yt Kosovë, të urojë ditën e pavarësisë, gëzuar

    17/02/20241 Min Read
    Top Posts
    Mickoski: Politika e jashtme duhet të zhvillohet përmes argumenteve, jo më me “gjunjëzim” para ndërkombëtarëve

    Mickoski: Politika e jashtme duhet të zhvillohet përmes argumenteve, jo më me “gjunjëzim” para ndërkombëtarëve

    18/06/2026
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    BDI: Parlamenti Evropian ngre shqetësimin për ndikimin e “Botës Serbe” në Maqedoni, VLEN hesht Maqedonia

    BDI: Parlamenti Evropian ngre shqetësimin për ndikimin e “Botës Serbe” në Maqedoni, VLEN hesht

    18/06/20263 Mins Read

    Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar pas deklaratave të përfaqësuesve të VLEN-it, duke i…

    Mickoski: Politika e jashtme duhet të zhvillohet përmes argumenteve, jo më me “gjunjëzim” para ndërkombëtarëve

    Mickoski: Politika e jashtme duhet të zhvillohet përmes argumenteve, jo më me “gjunjëzim” para ndërkombëtarëve

    18/06/2026
    LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare

    LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare

    18/06/2026
    MPB dhe ASK me aksion të gjerë antiterror në Shkup, pesë persona nën hetim

    MPB dhe ASK me aksion të gjerë antiterror në Shkup, pesë persona nën hetim

    18/06/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

    Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

    17/06/2026
    Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

    Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

    17/06/2026
    “Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    “Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    17/06/2026
    Me te lexuara
    BDI: Parlamenti Evropian ngre shqetësimin për ndikimin e “Botës Serbe” në Maqedoni, VLEN hesht

    BDI: Parlamenti Evropian ngre shqetësimin për ndikimin e “Botës Serbe” në Maqedoni, VLEN hesht

    18/06/2026
    Mickoski: Politika e jashtme duhet të zhvillohet përmes argumenteve, jo më me “gjunjëzim” para ndërkombëtarëve

    Mickoski: Politika e jashtme duhet të zhvillohet përmes argumenteve, jo më me “gjunjëzim” para ndërkombëtarëve

    18/06/2026
    LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare

    LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare

    18/06/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.