Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi sot feston ditëlindjen e tij të 30-të.
Pjesëtari i ekipit të Mallorcas tashmë i njohur edhe si “pirati”, është uruar nga skuadra spanjolle në rrjetet sociale me rastin e ditëlindjes.
Përveç klubit spanjoll, Muriqin e ka uruar edhe Federata e Futbollit të Kosovës.
Vedat Muriqi gjatë këtij sezoni në La Liga ka zhvilluar 24 ndeshje, ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asiste.
The post Vedat Muriqi sot feston ditëlindjen e 30-të first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.