Arsenali i Mikel Artetas po vazhdon me paraqitje të mira.
Për ndeshjen e dytë me radhë, djelmoshat e Artetas kanë shënuar pesë gola në një ndeshje.
Mirëpo, sot ishte më veçantë, pasi e arritën një shumë të tillë qysh në pjesën e parë.
Arsenali fitoi 5-2 ndaj rivalit lokal, West Hamit në stadiumin e këtyre të fundit.
Ky rezultat qe i pjesës së parë, derisa në pjesën e dytë nuk pati më gola, vetëm disa raste të mira shënimi nga të dyja anët.
Bukayo Saka shkëlqeu me dy asistime, një penallti të nxjerrë dhe një gol të shënuar.
Me këtë fitore të arritur, Arsenali shkon në kuotën e 25 pikëve, gjashtë më pak se Liverpooli në vendin e parë, por me një ndeshje më pak.
Nesër, Liverpooli i Arne Slot i bën konak Manchester Cityt në “Anfield”.
Spektakël golash, Arsenali rrëmben fitoren e radhës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.