minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Rrahmani ua tregon shqiponjën dykrenore tifozëve të tij të Spartës që e shfaqën hartën e Kosovës në flamurin serb - Shqiperia.info

Tifozët e Spartës së Pragës kanë bërë një skandal të madh.

Ata treguan mbështetjen e tyre për futbollistin serb, Veljko Birmancevic përmes një baneri, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, harta e Kosovës me flamurin serb ishte pranishme në mesin e tifozëve ultras me mbishkrimin: S’ka dorëzim.

Kujtojmë se në ekipin e Sparta Pragës luajnë dy futbollistë nga Kosova: Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi si dhe dy futbollistët nga Shqipëria: Qazim Laci dhe Indrit Tuci.

E i pari prej tyre ka bërë një reagim në profilin e tij zyrtar në Instagram.

Ai publikoi banerin e tifozëve “dardanët” në duelin ndaj Qipros ku kishin vendosur hartën e Kosovës me flamurin shqiptar dhe me mbishkrimin: Endrra e gjithkujt, realiteti ynë!.

Rrahmani ua tregon shqiponjën dykrenore tifozëve të tij të Spartës që e shfaqën hartën e Kosovës në flamurin serb / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version