minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
“Dardanët i dalin zot Kosovës”, kryeministri Kurti i gëzohet fitores ndaj Irlandës - Shqiperia.info

Kryeministri Albin Kurti është gëzuar pas fitores së Përfaqësueses së Kosovës ndaj Irlandës në kuadër të para-kualifikuesve të Kupës së Botës në basketboll.

Kosova e ka nisur me fitore ciklin e ri kualifikues për Kupën e Botës 2027, duke mposhtur Irlandën me rezultatin 83:76.

Në këtë ndeshje i pranishëm ishte edhe kryeministri Kurti, i cili iu ka gëzuar pa masë fitores së Kosovës.

Pas ndeshjes, i pari i Qeverisë tha se “Dardanët i dalin zot Kosovës”.

“Dardanët i dalin zot Kosovës! Në palestrën e mbushur përplot të Pallatit të Rinisë dhe Sportit, në çerekun e fundit të lojës të gjithë ishim në këmbë në kërkim të fitores. 83 me 76 ishte rezultati fitues i basketbollistëve tanë ndaj Irlandës. Këtë të diel, e luajmë ndeshjen e radhës si mysafir kundër Azerbajxhanit. Duke besuar në sukses, vazhdojmë me hapa të sigurtë në rrugëtimin tonë për parakualifikimet e Kupës së Botës”, ka shkruar Kurti.

“Dardanët i dalin zot Kosovës”, kryeministri Kurti i gëzohet fitores ndaj Irlandës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version