minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Kosova me fitore nis parakualifikimet për Botëror - Shqiperia.info

Kosova e ka nisur me fitore parakualifikimet në Botëror, duke mposhtur Irlandën me rezultat 83:76.

Dardanët e nisën ndeshjen më mirë dhe për një nuancë ishin më të mirë në çerekun e parë, duke e fituar këtë pjesë 22:17. Periudha e dytë ishte më e barabartë, por vendasit ruajtën epërsinë dhe shkuan në pushim me rezultat 45:38.

Ngjashëm ishte perioda e tretë, që ishte e barabartë, duke përfunduar 20:19, derisa shifrat pas 30 minutash ishin 65:57. Por, irlandezët nuk u dorëzuan dhe për tre minuta në çerekun e fundit me një seri prej 0:8, barazuan shifrat në 65:65. Megjithatë, në minutat e fundit, Dardanët u shkëputën dhe triumfuan 83:76.

Te Kosova u dalluan Drilon Hajrizi me 20 pikë e nëntë kërcime dhe Dardan Berisha me 19 pikë e dy kërcime.

Ndeshja e ardhshme e Kosovës do të jetë kundër Azerbajxhanit në udhëtim më 25 shkurt.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Zvicra mundi Azerbajxhanin 72:53.

Kosova është në grup me Zvicrën, Irlandën dhe Azerbajxhanin.

 

Kosova me fitore nis parakualifikimet për Botëror / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version