minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Nisin punimet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” - Shqiperia.info

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Nga MKRS-ja u bë e ditur se stadiumi do t’i takojë kategorisë së katërt, sipas standardeve të UEFA-s.

Kësisoj, në stadiumin “Adem Jashari” do të mund të zhvillohen ndeshje vendore e ndërkombëtare, pas përfundimit të punimeve.

“Kanë nisur punimet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. Shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite (komunalitë) janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur, zotimi për buxhet është siguruar. Stadiumi do të jetë i kategorisë 4 sipas standardeve të UEFA-s dhe do të përmbush të gjitha kushtet për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Nisin punimet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version